Çmimi i vitit 2019 Kujdestar i Lirisë

Amerika

Çmimi i vitit 2019 Kujdestar i Lirisë

Nga: Beqir SINA Më: 9 janar 2020 Në ora: 21:35
Çmimi i vitit 2019 Kujdestar i Lirisë
Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin amerikan Washington D.C., nderojë me çmimin e vitit 2019 "Kujdestar i Lirisë", Haxhi Dautin
 
WASHINGTON D.C.: Edhe, këtë vit që sapo lamë pas,(2019) Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin amerikan Washington D.C., nderoi disa personalitet të njohura të cilat kan treguar simpati dhe mbështetje besnike për kauzën e lirisë në këtë botë të ndarë, dhe dhënjen e kontributeve bujare në punën e Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit.
 
Në mesin e personalteteve që u nderuan këtë radhë për vitin 2019, i cili përkoi edhe me 30 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit dhe 70 vjetorin e krijimit të NATO-s, për të treguar simpati dhe mbështetje besnike për kauzën e lirisë në këtë botë të ndarë, dhe dhënjen e kontributeve bujare në punën e Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit.është nderuar edhe themeluesi dhe udhëheqësi i Këshillit Shqiptar Amerikan – zoti Haxhi Dauti, nga Fondacioni i Memorialit të Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin amerikan Washington D.C., me çmimin e vitit 2019 "Kujdestar i Lirisë".
 
Siç dihet Fondacioni Memorial të Viktimave të Komunizmit. përveçse çmimit “ Guardian of Freedom” , ndanë çdo qeshor në Washington edhe medaljen “Medalja e Lirisë Truman-Reagan”, e cila u jepet çdo vit nga Fondacioni Memorial i Viktimave të Komunizmit për ata individë dhe institucione që kanë demonstruar një angazhim gjatë gjithë jetës për lirinë dhe demokracinë dhe kundërshtimin ndaj komunizmit dhe të gjitha format e tjera të tiranisë, dhe ka një vlerë mbi 150 mijë dollar.
 
Haxhi Dauti, është president dhe themeluesi i Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Nju Xhersi, i cili në një intervistë me Ilir Ikonomin e Zërit të Amerikës, në dhjetor(2019) i tha se se organizata që ai drejton prej 28 vjetësh, komunikon në mënyrë tëvazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera për t’u shpjeguar çështjet shqiptar
 
Kjo është çertifikate e çmimit të vitit 2019 "Kujdestar i Lirisë" për z. Haxhi Dauti:
 
Porta e Brandenburgut në përkujtim të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
 
Dihet se Axhi Dauti
 
Duke treguar simpati dhe mbështetje besnike për kauzën e lirisë në këtë botë të ndarë, dhe njohjen e kontributeve bujare në punën e Fondacionit Memorial të Viktimave të Komunizmit që nga Nëntori 2019, ka zënë një vend kapital për të bërë një Botë të Lirë, kundrejt asaj rezistencës ndaj socializmit dhe komunizmit në të gjitha format e saj dhe për këtë arsye është përcaktuar, viti 2019, si viti i çmimit "Kujdestar i Lirisë" i dhënë në emrin e Lirisë në këtë ditë të saj të Dhjetorit, 2019”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat