Një shqiptare në Bronx Lena Dedvukaj, 39 vjeç, rezulton e humbur - Bota Sot
Një shqiptare në Bronx Lena Dedvukaj, 39 vjeç, rezulton e humbur

Amerika

Një shqiptare në Bronx Lena Dedvukaj, 39 vjeç, rezulton e humbur

Nga: Beqir Sina - New York Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:04
Lena Dedvukaj

BRONX NY: Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut - seksioni i njerëzve të humbur thotë se po kërkon ndihmën e publikut në gjetjen e personit e cila u raportua e zhdukur më 11 janar 2020 nga vendi ku është parë për her të fundit në njërën prej 49 njësive në Bronx New York, raporton Bota sot. 

Detajet e afishuara nga policia janë si më poshtë.

Lena Dedvukaj: 

E Zhdukur:  11 Janar 2020

Banimi : 2130 Williamsbridge Road, Apt. 2B - Bronx, NY 10461

Është raportuar në polici se zhdukur dhe se e kanë parë për herë të fundit në 09 Janar 2020, rreth orës 14:30  në dalje të Shtëpisë së Shëndetit dhe afër kompleksit të Spitaleve të NYC / Jacobi në Bronx.

Ajo përshkruhet si një femër 39 vjeçare, e racës së Bardhë, e cila është gjatë 5,55 ”, peshon 215 lbs. me sy kafe.

Ajo u pa për herë të fundit e veshur me një xhaketë të zezë, xhinse të zeza dhe çizme të zeza.

Një fotografi e saj është e publikuar në faqen e Departamentit të Policisë seksioni i të zhdukurve dhe është e bashkëngjitur me posterin që është shpërndar në të gjithë qytetin dhe zonën ku është parë për her të fundit e vënë në dispozicion në DCPI.

Çdokush që mundt të ketë ndonjë informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet të telefonojë në linjën e veçantë të poiicisë  - NYPD's Crime Stoppers në 1-800–577 – (8477) ose për Spanjisht, 1–888–57 – PISTA (74782). 

Publiku gjithashtu mund të jap informacion në se ka duke hyrë në faqen e internetit të Crime Stoppers ose duke shkruar tekstet e tyre në 274637 (KRIMET), pastaj të futni TIP577.

Të gjitha telefonatat dhe bisedat ose tekstet do të mbahen sekrete thotë Crime Stoppers NYPD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat