Koncert bamirësie në New York, artistët shqiptarë bashkohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Amerika

Koncert bamirësie në New York, artistët shqiptarë bashkohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Nga: B.S Më: 19 janar 2020 Në ora: 23:53
Foto

Tërmet i 26 nëntorit shënoi një bilanc tragjik me 51 viktima dhe la pas shumë shtëpi të shkatërruara dhe familje të tëra pa një çati mbi kokë.

Kjo ngjarje e rëndë nuk është harruar ende nga shqiptarët, kudo në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe diasporë, prandaj fushatat e bamirësisë për të ndihmuar ata që kanë mbetur të pastrehë vazhdojnë ende, dhe kan mbërritur mbrëmë me një concert klasik deri këtu në diasporën shqiptare në Amerikë.

Simbas këtij koncerti së fundmi, me këtë ngjarje janë sensibilizuar edhe disa artistë shqiptarë, yje të muzikës klasike, të cilët erdhën dhe u bënë së bashku në një mbrëmje frymëzuese, duke dëshmuar talentin e shkëlqyeshëm të : Deshira Ahmeti, Riad Ymeri, Ergin Oda, Elona Muca, Kreshnik Zhabjaku, Mira Konci, Arjan Kerliu dhe Enika Gjogoreci, të cilët preformuan për të ndihmuar familjet e prekura.

Për këtë të shtunën në mbrëmje “The Kokalari Foundation” – “Fondacioni Kokalari” së bashku me Promovimin Artistik, të frymëzuar nga përpjekjet dhe bujaria e pabesueshme e Inva Mula & Friends, thonë se vendosën të mbajnë një koncert të vogël - këtu në New York, me të gjitha fondet e mbledhura për t’u dërguar në atë që është quajtur “Nesër është një ditë e re” (“Tomorrow is a New Day”).

Ky event u mbajt në njërin prej mjedisve të Misionit të Përherëshëm të R.SH, në Manhattan, në organizmin dhe kujdesin e Ambasadores Besina Kadere, me sponsorizimin dhe ndihmën në organizimin e Evi Kokalari - “Fondacionit Kokalari”.

Dhjetra artistë, filantropistë, afaristë, biznesmen, veprimtar të komunitetit , diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në New York, morën pjesë në këtë veprimtari bamirëse, për të mbledhur ndihma për pasojat e termetit të 26 nëntorit në Durrës dhe zonat për rreth tij Bubq, Thumanë, e Laç, e tjer.

“The Kokalari Foundation” – “Fondacioni Kokalari” në statusin e saj në rrjetin social Facebook, publikojë një set me fotografi të fotografit të njohur Ilir Rizaj, dhe një raport nga ky event.

Në të cilin thuhet se : “ Disa muaj më parë, vendi ynë kaloi në një traumë ekstreme. Në mënyrë tragjike, humbën shumë jetë dhe mijëra të tjerë humbën shtëpitë e tyre. Shumë të tjerë janë akoma duke kaluar ditë dhe netë të ftohta nën tenda të përkohshme. Dhimbja është akoma e pranishme kudo në këto zona. Jetët e tyre janë trazuarë, është humbur qetësia e rehatia dhe të shumtë janë dhimbjet dhe aq të prekshëm, pas tërmetit monstruoz që goditi vendin tone” thuhet në një deklerat të këtij fondacioni.

Dhe, për këtë arsye që Fondacioni Kokalari së bashku me Promovimin Artistik, të frymëzuar nga përpjekjet dhe bujaria e pabesueshme e Inva Mula & Friends, vendosën të organizojnë një koncert të vogël këtu në New York, me të gjitha fondet e mbledhura për t’u dërguar në “Nesër është një ditë e re "(" Nesër është një ditë e re "), e cila po i kushton përpjekjet e saj për rindërtimin e një prej shumë shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Ky fonadacion me këtë rast faleminderon ambasadoren Kadare për kujdesin që tregojë për këtë aktivitet.

Faleminderit për të gjithë anëtarët e komunitetit tonë që dhuruan. Faleminderit këtyre artistëve të talentuar që na kthyen me interpretimin e tyre në vendlindjen tone, me repertorin e tyre të pasur shqiptar.

Kjo ishte një mbrëmje e shkëlqyeshme me ushqim të shijshëm shqiptar dhe muzikë të mrekullueshme shqiptare, thotë Fondacioni Kokalari së bashku me Promovimin Artistik, organizator të kësaj mbrëmje bamirësie për pasojat e tërmetit në Shqipëri.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për ambasadoren Besiana Kadare, e cila ofroi bujarisht hapësirën e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë, për këtë koncert bamirësie. Kjo na kurseu koston e përdorimit të një vendi tjetër në NYC. Një faleminderim i veçantë është edhe për shkak të zemërgjerësisë dhe zemrave bujare të artistëve tanë, që 100% e donacioneve do të shkojnë për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri.”

“The Kokalari Foundation” – “Fondacioni Kokalari” në dekleratën e tyre ka shprehur edhe një shqetësim , ku ata thonë se “ Në mes të gjithë këtij vullneti të mirë, ishte për të ardhur keq që të mësonim përgjatë fazës së organizimit që ne nuk mund t'i dërgojmë fondet në "Nesër është një ditë e re" më. Meqenëse ngjarja po zhvillohej në Misionin Shqiptar, ne duhet t'i dërgonim të gjitha dhurimet e ngritura në fondin e-Albania të drejtuar nga qeveria”.

Sidoqoftë, shkruan “Fondacioni Kokalari” ne statusin e saj në Fb, ne jemi akoma shpresë se qeveria jonë do të bëjë një përjashtim dhe do t'i lejojë Fondacionit Kokalari të lëshojë fondet në "Nesër është një ditë e re", ose të paktën të ndajë fondet e mbledhura për projektin e tyre.

Në fund ata thonë se ndërsa ne mbetemi me shpresë, zemrat tona janë aq të mbushura me një mbrëmje frymëzuese duke dëshmuar talentin e pabesueshëm të Deshira Ahmeti, Riad Ymeri, Ergin Oda, Elona Muca, Kreshnik Zhabjaku, Mira Konci, Arjan Kerliu dhe Enika Gjogoreci.

Me shumë dashuri dhe mirënjohje për të gjithë ata që dhuruan, nga të gjithë ne Faleminderit !! thotë “The Kokalari Foundation” – “Fondacioni Kokalari” raporton Bota sot.

Ajo merr një fshat ... fjalë për fjalë !! Ja ekuipazhi që e bëri të mundur këtë mbledhës të fondeve. Faleminderit për të gjithë që punuan kaq shumë.

Ndërkaq, ka qenë vet ambasadorja Kadare që shkroi në këtë status duke thënë :

“Ishte një kënaqësi e veçantë të organizoja në Misionin e Shqipërisë pranë KB-ra një event kulturor me artistë shqiptare, me qëllim mbledhjen e fondeve për t'iu ardhur në ndihmë viktimave të termetit tragjik që ra në Shqipëri nëntorin e kaluar.

Mirenjohje e thelle dhe falenderime te perzemerta per te gjithe anetaret e diaspores qe iu pergjigjen fteses dhe me bujarine e tyre karakteristike u solidarizuan duke dhene kontributin e tyre.

Nje falenderim I vecante per artistet qe performuan falas nje koncert bamiresie te mrekullueshem, me kenge e muzike shqiptare, moderne dhe tradicionale : Deshira Ahmeti, Mira Konci, Ergin Oda, Riad R. Ymeri, Elona Muca, Arian Kerliu, Kreshnik Zhabjaku, Enika Gjogoreci.

Falenderoj gjithashtu Evi Kokalari dhe fondacionin Kokalari qe sponsorizoi eventin dhe ndihmoi me organizimin.

100% e fondeve do te derdhen ne llogarine e krijuar nga qeveria shqiptare per Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti: e-Albania.al/dhuro.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat