Në ndihmë të komuniteteve

Amerika

Në ndihmë të komuniteteve

Nga: Moza Boletini Më: 30 janar 2020 Në ora: 18:49
Foto

Në zonën më të populluar me shqiptarë në Bronx, në lagjen Pelham Park, Shoqata shqiptare - amerikane "Duart e Hapura" ndan për individë e familjet me të ardhura të pakta financiare ndihma në ushqime e veshmbathje. Kryetari i saj, ish i persekutuari politik nga rregjimi komunist në Shqipëri Aleks Nilaj e organizon punën në mënyrë të tillë që ndihmat të mbrijnë në kohën e destinacionin e duhur. Në këto proçese bamirësie përveç anëtarëve të kësaj shoqate Aleksit, një mbështetje të madhe i jep edhe bashkëshortja e tij Mira, e cila jo vetëm kujdeset për familjen e dy fëmijēt e vegjël, por vazhdimisht angazhohet në shpërndarjen e ushqimeve për familjet e vobegta.

Tre vite më parë kjo Shoqatë së bashku me "Pelham Parkway Neighborhood Association" dhe Organizatën e Grave "Hope & Peace" me anë të Kryqit të Kuq Shqiptar dërguan ndihma humanitare në Shqipëri me rastin e përmbytjeve nga lumenjtë. Po këtë vit këto institucione shoqërore të pavaruara në SHBA së bashku me Shoqatën Amerikane "ICNA Relief" sensibilizuan opinionin për të dërguar në Shqipëri ndihma humanitare me rastin e pasojave të rënda që shkaktoi tërmeti i nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 persona, u lënduan mijra qytetarë e u shkatërruan qindra shtëpi banimi.

Ku menjëherë kësaj thirrje ju përgjigjën gratë ish të persekutuara politike të Shqipërisë që jetojnë në New York - Suzana Matja, Flora Selfo, Dolora Bushati me bashkëshortin e saj Akil Bushati, Janulla Rrapi me të birin Renato Rrapin, Kate Cima, violinistja Marlin Tushe, biznesmenët nga Kosova Tina dhe Tony Musaj, Kryetarja e Shoqatave në Pelham Park në Bronx Edith Blitzer, arsimtarja e shkencave ekzakte Gazmenda Tapia etj.

Për punën e palodhur e të përkushtur ndaj kësaj kauze bamirëse "Albanian American Open Hand Associations" dhe lideri aktual i saj Z. Aleks Nilaj janë vlerësuar me shumë Çmime e Tituj Nderi. Aleksi gjithashtu gëzon respektin e mirënjohjen e komuniteteve të ndryshme në New York e më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat