Konsullja e Kosovës, në SHBA,  Ambasadorja Sahatqija, zyrtarisht ka uruar kryetarin e ri të Vatrës, z. Elmi Berisha

Amerika

Konsullja e Kosovës, në SHBA,  Ambasadorja Sahatqija, zyrtarisht ka uruar kryetarin e ri të Vatrës, z. Elmi Berisha

Nga: Beqir SINA - New York Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 01:03
Ambasadorja Sahatqija

Në mesazhin e saj të urimit Ambasadorja Sahatqija, shkruan:

"Dëshiroj t'ju përcjellë urimet e mia më të ngrohta dhe të sinqerta për emrimin tuaj si Kryetar i Federatës PanShqiptare Vatra. Emërimi juaj në këtë post të rëndësishëm me përgjegjësi të mëdha, është një manifestim i besimit të komunitetit Shqiptar Amerikan tek Ju".

Republika e Kosovës, thotë Sahatqija,  ka dëshirën të vazhdojë dhe të thellojē lidhjet e ngushta me Federatën PanShqiptare Vatra dhe komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

"Ndërsa, merrni përsipër përgjegjësi të reja, do të dëshiroja t'ju siguroja dēshirën dhe angazhimin tim për të punuar së bashku gjatë muajve dhe viteve në vijim," shkruan H.E.Mrs. Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithëshme e Republikës së Kosovës, në New York- SHBA, në mesazh-urimin zyrtar drejtuar Kryetarit të ri të Vatrës, z. Elmi Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat