Mërgimtarët në Nju Jork, nderojnë të Përndershmin Don Fran Sopin – Meshtar i Kishës Katolike “Shën Katrina” në Pejë - Bota Sot
Mërgimtarët në Nju Jork, nderojnë të Përndershmin Don Fran Sopin – Meshtar i Kishës Katolike “Shën Katrina” në Pejë

Amerika

Mërgimtarët në Nju Jork, nderojnë të Përndershmin Don Fran Sopin – Meshtar i Kishës Katolike “Shën Katrina” në Pejë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 18:41
Don Fran Sopi

NEW YORK : Historikisht është i njohur rroli i klerikëve tonë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës, gjuhës, qenjes, sonë kombëtare ndër shekuj, shkruan publicisti dhe gazetari Luz Thaqi.

Ai thotë se rrugëtimi i tyre, është i gjatë dhe i thell, aq sa është dhe vet historija e popullit tonë, nga kujtesa historike dhe dokumentat e shkruara.

Mbasi ishin këta klerikë ata që e ndihmuan kombin, dhe i dhanë shpirtë dhe frymë atijë, jo pak u sakrifikuan për këto ideale dhe dedikimi i tyre ishte i pandarë në binomin e tyre apostolik në : Fe dhe Atdhe.

Dhe, kështu shkruan Thaqi, historija e jonë e re e vecanarisht fundshekulli i kaluar, i mbërthyer me politikën cfarosese Serbe ndaj Shqiptarëve të Kosovës dhe lufta e tyre heroike për mbrojtjen e Atdheut, sjell në pah padyshim edhe nji meshtar, i cili mbi nji gjysëm shekulli veproi pa u ndalur, duke lënë gjurmë të pashlyera në të mirë të kombit dhe fesë, duke i dal zot gjithnji Atdheut.

I tillë tohtë ai është edhe Dom Fran Sopi, meshtar i Kishës Katolike ”Shën Katrina” në Pejë, i cili shkollën e mesme e kreu në Pazin ndërsa Fakultetin e Teologjisë në Gjakovo të Kroacisë në fillim të viteve të shtatëdhjeta.

Ndërsa, u shugurua si prift në vitin 1974, punoj në Prizren, dhe nga viti 1983-2007 themeloj dhe ngriti Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë.

Në këtë periudhë, Kosova kaloj kohërat ma të vështira të jetës së sajë nënë okupimin Serb, si dhe , varfërimin, përbuzjen, luftën për mbijetesë, dhe rezistencën e armatosur për liri dhe clirim. Ku Don Frani , së pari në këtë rrugëtim u ballafaqu me kundërshtimet e sistemit komunist nga vetë, elita politike kosovare por edhe nga poilitika shoveniste e MIllosheviqit.

Që të dytë nuk do jepnin lejen për ngritjen e Kishës në Klinë

Don Frana, në këtë kalvar kundërshtimesh, me vite të tëra nuk la derë pa hapë, kontaktoj edhe diplomatë të huaj nga të katër anët e botës, deri sa alarmoj shtetet vendimarrëse në botë, dhe nuk u dorzua. Pra, ja doli të ndërtoj Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë.

Kishë kjo që pos se mblodhi besimtarët e sajë të besimit të Krishter, por qe edhe vatër gjatë luftës edhe për strehimin e mijra Shqiptarve të besimit Islam - të ikur nga MItrovica dhe Drenica.

Don Frana me lidhjet e tija me ndërkombëtarët dhe dedikimin e tij kombëtar, gjatë kësaj periudhe, do të ndihmoj në ushqime dhe veshmbathje me mijra familje nga Lugu i Drinit, Drenica dhe anë e mbanë Kosova.

Don Frana gjatë kësaj periudhe të qëndrimit dhe shërbimit në Klinë, do të ishte i kycur edhe në grupin e intelektualve, shkrimtarëve, aktivistëve të cilët i jepnin frymë dhe krahë shpresës së lirisë dhe atdheut.

Ai u mor edhe me pajtimin e gjajqeve, kësaj plage të gjatë shekullore që dëmtonë teje mase substancën tonë kombëtare.

Personalisht me ndërmjetësimin e tij, ai pajtoj 56 familje

Pas vitit 2007 kalon me shërbime fetare në Pejë në Kishën e “Shën Katrinës”, në të cilën zhvillojë nji shërbimë që lë gjurmë në të mirë të Fesë dhe Atdheut.

Më 9 Shkurt 2020, simbas kalendarit liturgjik ishte E Diela e peste e vitit, të cilën në shenjë respektin e celebroi Dom Fran Sopi, shkruajti Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në statusin e saj në rrjetin social Facebook.

Meshtari i dalluar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Don Pjetër Popaj – e ka bërë një traditë të bukur në këtë kishë, sa herë që vijnë e vizitojnë komunitetin katolik, dhe kishën priftërinjët shqiptar nga vendlidnja jonë, atyre në shënjë nderimi u jepet celebrimi i një Meshë.

Ndërsa, Televizioni Kultura Shqiptare – Albanian Culture TV, dhe Luz Thaqi, thanë se në mbrëmje po të njëjtën ditë, pjestar të komunitetit katolik, në Nju- Jork, e rrethinë organizojë një pritje nderimi në shenjë respekti për veprën dhe punën e madhe të Don Fran Sopit , në restorantin “Tarantella”, pronë e vëllezërve Pale dhe Pren Nikollaj, në të cilën muarën pjesë dhjetra mërgimtare, duke e vlerësuar po ashtu punën e meshtarit Don Fran Sopi për mbi nji gjysëm shekulli si biblike, për Fe dhe Atdhe.

Në fjalën e rastit publicisti dhe gazetari Luz Thaqi, meshtarin Don Fran Sopi, do t’a ju vlerësonte si “meshtar të vecantë që ka hyrë në zemrën e popullit, dhe se si i till do të jeton cdo herë, sa të jeton ai popull” .

Në fund të vizitës së tij në Nju-Jork, ka qenë Televizioni “Kultura Shqiptare” në Bronx - Nju-Jork, i cili ftojë në studion e saj në nji intervitë me meshtarin karizmatik shqiptarë, Don Fran Sopin i cili pa dyshim se me veprën e tij do lërë gjurmë të pashlyera në binomin apostolik - Fe-Atdhe.

Image
Don Fran Sopi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat