Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi në Washington - takon Ambasadoren e Republikës së Kosovës – Vlora Çitaku - Bota Sot
Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi në Washington - takon Ambasadoren e Republikës së Kosovës – Vlora Çitaku

Amerika

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi në Washington - takon Ambasadoren e Republikës së Kosovës – Vlora Çitaku

Nga: Beqir SINA – New York Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:24
Pamje nga takimi

WASHINGTON D.C. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në SHBA, me ftesën e Kongresistit Eliot Engel - Kryetar I Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë - gjatë qëndrimitë tij, ka realizuar një serë takimesh me veprimtar të njohur të diasporës, drejtues shoqatash dhe organizatash të komunitetit shqiptar, kongresist amerikan, lider të komunitetit, dhe diplomatët e Republikës së Kosovës në Washington dhe New York.

Po ashtu një takim të rëndësishëm Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi nga njoftimet thuhet se e ka pasur në Nju Jork, me qytetarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimet e zotit Arifi në Washington D.C. kanë vijuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka njoftuar vetë ambasadorja e cila në statusin e saj në rrjetin social Facebook, postojë fotografinë nga takimi me shënimin e saj :

“Kënaqësi e veçantë ta takoj z.Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës. Është shumë e rëndësishme që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet në Washington DC.”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat