Kongresistja Grace Meng u takua me pjestar të komunitetit shqiptar në Queens – NYC - Bota Sot
Kongresistja Grace Meng u takua me pjestar të komunitetit shqiptar në Queens – NYC

Amerika

Kongresistja Grace Meng u takua me pjestar të komunitetit shqiptar në Queens – NYC

Nga: Beqir SINA – Queens NYC Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 06:07
Pamje nga takimi
Kongresistja Grace Meng -, anëtari I Kuvendit të Nju Jorkut, Mike Miller, gjithashtu të pranishëm z. Harry Bajraktari - këshilltari Mark Gjonaj, dhe Kryetari i Luginës së Preshevës Shqiperim Arifi - vizituan Komunitetin Mysliman Shqiptar - në Xhaminë Shqiptare në Queens, ku shërbejnë Imam Isuf Balaj dhe Edin Gjoni – Kryetar i Këshillit Ahmet Velaj.
 
QUEENS NYC :.Kongresmenja Grace Meng e para kongresiste Aziatiko – Amerikane, që zgjidhet kongresiste në Kongresin amerikan mori pjesë në një takim zgjedhor me zgjedhësit e saj në Distriktin 6të, në Queens NYC, për të biseduar dhe nderuar shqiptaro amerikanët e Nju Jorkut.
 
Kongresistja Grace Meng (D-NY),Distrikti 6-të, në Queens – NYC, është Nënkryetare e Grupit të Kongresit Amerikan të Paqësorit Amerikan (CAPAC), ajo erdhi e foli mbrëmë në një takim me zgjedhësit e saj nga komuniteti shqiptar të për të nderuar kontributet kulturore, ekonomike dhe historike të komunitetit Shqiptar - Amerikan.
 
Takimi u mbajt në ambjetet, e xhamisë islame në Queens Nju Jork, dhe kongresistes Meng iu bashkua edhe Asambleisti I njohur Mike Miller, si dhe disa zyrtar të tjerë local që shërbejnë në zyrat e qytetit të New Yorkut.
 
Kjo veprimtari e organizuar ditën e djeshme në xhaminë e shqiptarëve kryesishtë, atyre nga Kraja, ishte nga avokati i ri shqiptar Ardi Domgjoni, i cili është bashkëpunëtor në grupet e praktikës së ligjit për sigurimet sociale e shoqërore, nga firma ligjore Bressler, Amery & Ross, dhe kishte për qëllim komunikimin dhe debatin public në këtë zone zgjedhore në Queens NYC- Distriktin 6të.
 
Domgjoni ka qenë student në universitetin prestigjoz Rutgers, dhe ka shërbyer si Asistent Mësimor për Torts,ai gjithashtu ka punuar si praktikant me departamentin e drejtësisë të Prudential Financial dhe ka shërbyer si praktikant gjyqësor për Gjykatës të nderuar të Gjykatës së Qarkut Queens NYC...duke treguar se ka një eksperiencë në organizmin e aktiviteteve të tilla.
 
Por, një vend të posaçëm në lidhjet e mira me komunitetin në Distriktin 6të – Queens NYC, natyrisht, që ka edhe Xhamia Shqiptare në këtë qytet, gjegjësisht dy Imamët e saj Isuf Bala dhe Edin Gjoni, si dhe Këshilli i xhamisë Kryetari i saj Ahmet Velaj të cilët me këtë rast dhanë edhe një pritje për të nderuar Kongresisten Grace Meng -, anëtarin e Kuvendit të Nju Jorkut, Mike Miller, veprimtarin z. Harry Bajraktari - këshilltarin Mark Gjonaj, dhe Kryetarin e Luginës së Preshevës Shqiperim Arifi – dhe personat që e shoqëronin atë të cilët me këtë rast vizituan dhe Komunitetin Mysliman Shqiptar - në Xhaminë Shqiptare në Queens.
 
Domgjoni- tha për gazetën tonë unë e organizova takimin me Kongresisten Grace Meng, dhe i kërkova asaj që të zhvillojë një takim me anëtarët e komunitetit shqiptar, duke u koordinuar edhe me dy Imamët Isuf Bala dhe Imam Edin Gjoni, si dhe Këshilltarin Mark Gjonaj - për të pasur këtë veprimtari.
“Unë e bëra këtë për dy arsye” :
 
Arsyeja e parë është sepse komuniteti shqiptar në SHBA, duhet të angazhohet me përfaqësuesit e qeverisë së saj duke filluar nga baza ajo e qeverisjes locale dhe më lart deri në atë federale dhe shtetrore, si pjesë e integrimit të tyre.
 
Dhe, për këtë zgjodha Kongresisten Meng e cila përfaqëson një nga lagjet më të populluara me shqiptar dekadat e fundit Ridgewood, Glendale dhe lagjet përreth, qytetit të Queensit, të cilat kanë përqendrimin më të lartë rezidencial shqiptar në New York City.
 
“Pra, gruaja e Kongresit duhej të dëgjonte për çështjet dhe nevojat e komunitetit tone” tha ai.
 
Domgjoni - sqaroi se për më tepër, “Kongresistja Meng - është një anëtare e Komitetit të Ndarjeve të Banesave, i cili është përgjegjës për financimin e çdo agjensie, programi dhe projekti federal brenda qeverisë amerikane. Ajo është personi për të cilin duhet të flasim për të marrë më shumë fonde për programe dhe projekte për komunitetin tonë.”
 
Te Kongresistja Meng, tha Domgjoni edhe Imam Edin Gjoni dhe të tjerët, duhet të aplikojnë për grante federale për shtëpitë e adhurimit, qendrat fetare - përfshirë xhaminë shqiptare në Glendale dhe Kishën Ortodokse Shqiptare në Xhamajka.
 
Domgjoni tregojë se arsyeja e dytë pse e organizojë këtë aktivitet ishte sepse Kongresistja Meng - është gati për rizgjedhje në garën brenda partisë demokrate më 23 qershor 2020.
 
“Unë e ndihmova atë në garën e saj të parë për Kongresin në 2012. Unë e çova atë në takim me komunitetin shqiptar në Kishën Ortodokse Shqiptare në Xhamajka dhe e njoha me bizneset shqiptare në Ridgewood dhe Glendale. Ne së bashku si komunitet do të bëjmë të njëjtën gjë këtë vit për t'i dhënë asaj mbështetjen e komunitetit tone, sepse Kongresistja Meng na mbështet,” tha Domgjoni.
 
Kongresistja Gace Meng, gjatë fjalës së saj tha se ajo ka mbështetur një rezolutë të kongresit, duke bërë thirrje për drejtësi pas ekzekutimeve të vitit 1999 të tre ish banorëve të kësaj zone elektorale, të cilën ajo e përfaqësonë në Kongresin amerikan – Capitol Hill.
 
Fjala ishte pë çështjen e tre shqiptaro amerikanëve të ekzekutura barbarisht nga dora kriminele e regjimit të Millosheviqit, tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, të cilët ishin banorë në Hampton Bays.
 
Siç dihet kjo rezolutë ishte e paraqitur në Ligjëvensin amerikan Dhomën e Përfaqësuesve, prej dy përfaqësuesve një democrat dhe një republican – Eliot Engel dhe Zeldin, vitin e kaluar, dhe kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve - Kongresin Amerikan – Ajo ishte një rezolutë për zbardhjen e vrasjes së tre vëllezërve “Bytyqi”.
 
Rezoluta, që tashmë është miratuar nga Kongresi Amerikan pak pas 20 vjetorit të vrasjes së vëllezërve. Bytyqi, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga familjarët e Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi, ka marrë falënderime drejtuar dy autorve dhe sponsorizuesve të saj kryetarit të Komitetit të Jashtëm të Kongresit - Eliot Engel si dhe kongresmenin Zeldin.
 
“Bota e di se Serbia po mbron kriminelët e luftës, duke përfshirë ata që vranë vëllezërit e mi. Askush do të mashtrohet më. Sot, Komiteti i Punëve të Jashtme(Tetor 2019) e bëri shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara, kurrë nuk do të heqin dorë nga kjo çështje.” Thane dy vëllezërit Bytyqi, duke folur në emër të familjes : :” Ne duam të falënderojmë komitetin – dhe në veçanti kryetarin Engel dhe kongresmenin Zeldin – për përpjekjet e tyre”, është shprehur Ilir Bytyqi me rastin e miratimit të rezolutës nga Kongresi Amerikan.
 
Ndërsa Fatos Bytyqi është shprehur se ai dhe familja e tij janë duke luftuar tash e 20 vite për të sjellë drejtësi mbi vrasjen e vëllezërve të tij dhe se asnjëherë nuk do të ndalen derisa drejtësia të vihet në vend.
 
“Familja ime ka punuar për 20 vjet për të marrë drejtësi për vëllezërit e mi. Ne duam të falënderojmë Kryetarin Engel dhe Kongresmenin Zeldin, në veçanti, për mbështetjen e fortë ndaj nesh. Ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend”, ka deklaruar Fatos Bytyqi.
 
Rezoluta e miratuar nga Kongresi Amerikan sjellë në kujtesë historinë faktike të çështjes Bytyqi, duke i vënë theks të veçantë pretendimeve për përfshirje të Vlastimir Gjorgjeviç dhe Goran Radosavljeviq në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
 
Rezoluta gjithashtu i referohet premtimeve të thyera të presidentit Aleksandër Vuçiç lidhur me zbardhjen e këtij rasti dhe thekson se “përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”.
 
Kongresistja Meng – me diskutimin e veprimtarit të njohur të komunitetit zotit Harry Bajraktari - gjithashtu premtoi se ajo ligjistaturën e ardhshme dotë bashkohet në Grupin Shqiptar në Kongres, i cili kryesohet nga Kongresmeni Eliot Engel – Kryetar I Komitetit të Marrdhënjeve me Jashtë të Kongresit.
Këshilltari i Bashkisë së New Yorkut, i cili tha se ka punuar së bashku me kongresiten Garce Meng, kur ata ishin në Kuvendin e Shtetit në Nju Jorkut , kërkojë së pari të sqarojë më atë(kongresisten Meng) që ka ndodhur në Kosovë, 21 vjetë më parë.
 
Ai i tha duke ju drejtuar ligjëvenses demokrate Meng, se “ Pavarësia e Kosovës u pagua me gjak, djersë dhe lot. Afër 14 mijë njerëz u vranë, 1696 ende të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara, 800 mijë njerëz u larguan me forcë nga vendi i tyre, dhe mbi 100 mijë shtëpi u shkatërruan. “
 
Andaj tha këshilltari Gjonaj, Qeveria amerikane dhe Kongresi SHBA, ka nevojë për një ripërqëndrim të vëmendjes në krimet e vërteta të ndodhura dy dekada më parë.
 
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! Ne duhet të mbështesim dhe të jemi zëri i atyre që nuk kanë zë, Turp per Serbine, Pa drejtesi nuk ka Paqe, Duam Drejtesi tani”.
 
Ka ardhur koha që komuniteti shqiptaro-amerikan të bashkohet përkrah Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’u ripërqëndruar tek çështjet reale. Këto pyetje duhet të marrin një përgjigje dhe kriminelët e luftës duhet të japin llogari për krimet që kanë bërë, iu drejtua Mark Gjonaj kongresistes e cila mbajti shënime dhe u përgjigjë në pyetjet e bëra.
 
Gjonaj u kujtojë të pranishmëve se së pari duhet të sqarojmë atë që ka ndodhur.
 
“ Pavarësia e Kosovës u pagua me gjak, djersë dhe lot. Afër 14 mijë njërëz u vranë, 1696 ende të zhdukur, 20 mijë gra të dhunuara, 800 mijë njerëz u larguan me forcë nga vendi i tyre, dhe mbi 100 mijë shtëpi u shkatërruan. Këtu nuk ka asgjë të re. Shqiptarët ishin objekt i masakrave për shumë shekuj. Në dimrin e vitit 1878-1879, kur 35 mijë shqiptarë u vranë, gjatë luftës ballkanike të viteve 1912-1913, 120 mijë shqiptarë u vranë, në masakrën e Tivarit 5 mijë shqiptarë u vranë, dhe kishim luftën me të fundit në Kosovë.
 
Dhimbja e tyre ende po ndihet edhe sot. Kemi familje që kanë humbur të dashurit e tyre , të cilët çdo ditë përballen me humbjen e anëtarëve të familjeve të tyre, të vrarë nga dora e armikut tonë, në këtë rast Serbisë.
 
Duhet t’ia kujtojmë vetes se askush nuk është përgjigjur për krimet e luftës dhe masakrat deri më sot. Kemi 1696 njerëz që ende janë të zhdukur. Duhet ushtruar trysni ndaj Serbisë për këtë çështje, dhe ne duhet të ngrejmë zërin që të ketë përgjegjësi për krimet dhe masakrat që janë bërë në Kosovë. Ne gjithashtu duhet të vazhojmë kërkimet për gjetjen e trupave të të dashurve tanë.
 
Ne kemi nevojë për një ripërqëndrim të vëmendjes në krimet e vërteta. Sot Serbia, agresori i vërtetë, është bërë viktimë dhe viktimat janë bërë agresorë. Kjo është për të ardhur keq. Udhëheqësit tanë duhet ripërqëndrojnë vëmendjen tek lobimi në Uashington dhe në komunitetin ndërkombëtar për t’ua kujtuar atyre çmimin që është paguar gjatë kësaj lufte. Serbia po shpenzon 30 milionë dollarë në vit për lobizëm vetëm në Uashington.
 
Ka ardhur koha që komuniteti shqiptaro-amerikan të bashkohet përkrah Kosovës dhe të Shqipërisë për t’u ripërqëndruar tek çështjet reale. Këto pyetje duhet të marrin një përgjigje dhe kriminelët e luftës duhet të japin llogari për krimet që kanë bërë” tha në fjalëne tij anëtari I këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.
 
Z. Ardi Domgjoni i cili nga profesioni është avokat duke u trajnuar, tha: “Zemra ime është në shërbim publik. Unë jam duke jetuar ëndrrën amerikane. Kam emigruar nga Shqipëria kur isha 11 vjeç. Kam mësuar anglisht, kam shkuar në shkolla publike në Queens dhe kam punuar, duke ndjekur rrugën time të shkollimit përmes Universitetit Fordham dhe Shkollës së Drejtësisë Rutgers.
 
Unë dua t'i kthehem vendit që më dha aq shumë. Unë synoj të kandidoj për zyrën e zgjedhur në Queens në të ardhmen.Ndërsa duke sjell shembujt si Mark Gjonaj në Këshillin Bashkiak, Domgjoni tha :” Ne kemi nevojë për shqiptarë në Këshillin Bashkiak, Asamblenë e Shtetit, Senatin e Shtetit dhe Kongresin. Ne duhet të përfshihemi, të qëndrojmë të angazhuar, të marrim pjesë për t'i bërë gjërat më mirë për familjet dhe komunitetin tonë. Ne duhet të fillojmë nga nivelet më të vogla dhe lokale për të arritur lartësitë e potencialit tone”.
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat