Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri - Yuri Kim nesër në takim me shqiptarët e Amerikës

Amerika

Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri - Yuri Kim nesër në takim me shqiptarët e Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 06:09
Yuri Kim

NEW YORK : Ambasadorja e Presidentit Donald Trump në Tiranë - Yuri Kim, e cila ka marrë postin në një pozitë kyçe në administratën e tij- mbas debatit të Senatit me Katheelin Kavalec , nesër është në New York, ku pritet të takohet me një grup të « përzgjedhur » veprimtarësh të komunitetit shqiptar në një takim pa praninë e gazetarve (of the records) .

Ky takim që duhet të ishte mbajtur me komunitetin shqiptar simbas praktikës së diplomacisë amerikane para se ajo të shkonte në vendin e miratuar  - po mbahet nesër , ku edhe është caktuar vendi i takimit , të ftuarit dhe është caktuar edhe formati i takimit -

Përveçse thuhet se pyetjet  janë të lira!

Yuri Kim me origjin nga Guama e mori këtë detyrë mbasi ishte Kongresi amerikan ai që e kishte bllokuar vitin e kaluar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri.

Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri kaloi mes një debati të fort - në Capito Hill.

Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti deri në Senat në 9 korrik 2018 përc shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.

Por Presidenti Donald Trump ia besojë këtë detyrë Yuri Kim nga ishulli Guam, e cila tashmë është ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme në Republikën e Shqipërisë.

Takimin e saj me komunitetin e cakton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Ajo ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo gjithashtu shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.

Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Ndërkohë kujtojmë se Donald Lu ishte ambasadori i fundit që ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Shqipëri i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018.

Ambasadorja e re Yuri Kim  shkoi në Tiranë në një kohë kur situate politike atje  paraqitet mjaft problematike dhe e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve të palëve, ndërkohë duhet theksuar se qëndrimi i përfaqësuesve të ambasadës ameriaken të akredituar në Shqipëri kohët e fundit ka qenë I rezervuar për çështje të aktualitetit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat