Bërrylat e politikës shqiptare...!

Amerika

Bërrylat e politikës shqiptare...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 23:52
Skënder Karaçica

Po e përserisim refrenin:Kombi shqiptar i robëruar ndër shekuj,i vuajtur,i diskriminuar,nën tehun e thikës së përgjakur të gjenocidit të regjimeve nëpër shekuj dhe,së voni në shekullin e kaluar nga dora vrastare e Serbisë fashiste...!

Të gjitha këto i kemi thënë...Dhe,përditë flasim e lexojmë historinë kombëtare të autorëve tanë dhe të huaj,secili vë në sporvë fatin e kombit shqiptar (si)shpëtoi para asgjësimit të shekujve...!

Në faqet e kronikave të kohës,na dalin disa huqe tonat,po tonat janë dhe me fajin tonë,që,në duhët e kombit shqiptar klasa politike herët në mëngjes ia nis (konfliktit,urrejtjes deri në armiqësi,pa program të përafrimit)në ndërtimin e kodeve të shtetit demokratik e kombëtar,tashi për fatin e mirë të dyja shteteve shqiptare në Ballkan(Shqipëri-Kosovë)!

Pse kjo ,,sëmundje kronike ndërmjet shqiptaro-shqiptarëve me trajtën e jetës (politike)gjithmonë në vatën e parë unë jam këtu,unë vendosi,unë...unë dhe vetëm unë(sic!).

Pse kaq shumë përqarje në mes klasës politike në Kosovë dhe Shqipëri...?Kujt i duhet kjo,kur dihet se burrat e dheut (klasa politike)erdhi në krye të institucioneve të dyja shteteve tona me votën e lirë të sovranit (popullit).

Nuk kanë më shumë,,hise,,veçse me udhëheq institucionet e shteteve tona dhe një ditë,kur të japin llogorinë para popullit shqiptar,duhet të shkojnë nga politika dhe të vijnë të tjerët dhe,siç thiotë fjala e popullit,,Të shohim se çfarë do të bëjnë
 këta të rinjët e politikës,,!

E kohës,bërrylat e politikës shqiptare të merren më kodet e shtetndrëtimit  dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm në ndarjen ndërkombëtare të punës(ekonomia e lirë)dhe participimi i vlerave  tona me popujt në Evropë dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat