Ambasadorja Yuri Kim takohet në New York, me një grup përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan

Amerika

Ambasadorja Yuri Kim takohet në New York, me një grup përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan

Nga: Beqir Sina, New York Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 18:43
Kim takohet në New York, me një grup përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri, Yuri Kim, u takua mbrëmë me një grup përfaqësues shqiptaro-amerikanësh në New York, nga zona e Tri-Shteshit.

Biseda e cila nuk ishte e hapur për median u ndal në tema të ndryshme që kishin të bënin me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, demokracinë në vend, reformën në drejtësi, rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dy vende aleate e mike, shkruan gazeta shqiptaro amerikane Ilyriapress.

Më tej kjo gazetë thotë se Ambasadorja Kim, e cila ka katër javë që ka nisur detyrën e re, dëgjoi me interes pikëpamjet dhe këshillat e aktivistëve shqiptaro-amerikanë dhe i nxiti ata që të vazhdojnë punën për të ndihmuar Shqipërinë.

Image

Mes aktivistëve të mbledhur ishin edhe Adrian Neritani, ish-Ambasador i Shqipërisë në OKB, aktivistët e njohur Harry Bajraktari dhe Louis Foundos, Këshilltari Bashkiak në New York, Mark Gjonaj, Elmi Berisha kryetari i ri i Federatës Vatra, Haxhi Dauti – Kryetar I Këshillit Shqiptar Amerikan, Edmond Çoku i APEN, Visar Tasimi I komunitetit të Waterbury Ct, dhe Alda Mosko nga Organizata e Grave Shqiptaro Amerikane.

Në këtë takim merrte pjesë edhe Keith West, nga seksioni i Shqipërisë, në Departamentin e Shtetit.

Image

Simbas gazetës Illyriapress, ndonëse, sapo kishte mbërritur në New York dhe me kohë të kufizuar, Ambasadorja Kim pranoi ftesën për të marrë pjesë në festën e Pavarësisë së Kosovës që mbahej po dje mbasdite në Konsullatën e Kosovës në Manhattan.

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar Harry Bajraktar, në cilësinë e mikëpritësit, shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se pjesëmarrësit patën kënaqësinë që të takoheshim dje, në New York, me Ambasadoren e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Ai më pas thotë se dua ta falenderoj me këtë rast për bisedën e hapur dhe të sinqertë për Shqipërinë, komunitetin tonë dhe marrëdhënien mes vendeve tona, ambasadoren Kim.

Ne paraqitëm pikëpamjet tona dhe e vlerësoj faktin që Ambasadorja na dëgjoi me shumë interes, vëmendje dhe respekt, shkruan ai ndërsa vazhdon “:

“Shtetet e Bashkuara janë miku dhe aleati më i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe i shqiptarëve në rajon. SHBA mund të ndihmojë shumë demokracinë e brishtë shqiptare, sidomos në këto kohë të vështira për të.

Image

E vlerësoj shumë që Ambasadorja Kim kërkoi të takohej me një grup përfaqësues të komunitetit, që gjeti kohë për ne dhe shpresoj se ky komunikim që nisëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

Veprimtari i njohur i komunitetit Harry Bajraktari premtoi ambasadores së SHBA, në Tiranë, Yuri Kim mbështjen, duke thënë: “Ajo do të ketë mbështetjen tonë të pakursyer në detyrën e saj të re.

Në fund të këtij takimi Shqiptaro-amerikanët e falenderuan ambasadoren Yuri Kim për takimin dhe ajo u premtoi se komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat