Ambasadori Amerikan Kosnett shpeh interesim për Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë

Amerika

Ambasadori Amerikan Kosnett shpeh interesim për Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 08:58
Pamje nga takimi

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, dr. Naim Dedushaj, takim e bisedë pune në Nju Jork me Ambasadorin Amerikan, Philip Kosnett.

Sot isha i nderuar të takoj në Nju Jork- SHBA Ambasadorin Amerikan në Kosovë,  Philip Kosnett, i cili bëri një prezantim shumë përmbajtësor për mundësitë e investimeve në Kosovë!

Në takim ishin prezent biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe përfaqësues të shoqatave e organizatave shqiptaro-amerikane, të cilët patën pyetje dhe observime shumë të artikuluara në fusha të ndryshme.

Unë,- shkruan sot, dr. Naim Dedushaj - Drejtor Ekzekutiv i RRBDSH në faqen e tij në FB, e informova Ambasadorin amerikan lidhur me Idenë, Qëllimin, Aktivitetet e deritanishme dhe në të ardhmen të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë (RRBDSH) si dhe rolin e Zyrës së këtij Rrjeti në Kosovë.

Me këtë rast Ambasadori Amerikan, Philip Kosnett, e shprehi interesimin e tij për një takim së shpejti në Ambasadën Amerikane në Kosovë.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat