Federata Vatra dje dhe sot - Bota Sot
Federata Vatra dje dhe sot

Amerika

Federata Vatra dje dhe sot

Nga: Dr. Hilmije Mara Kosovrasti Më: 2 mars 2020 Në ora: 07:05
Dr. Hilmije Mara Kosovrasti

Lexova me vemendje materialin tuaj Znj Majlinda Zeneli ”Vatra e sotme me projekt anti shqiptar,qe synon vdekjen e saj”, ju lumte,keni bere nje analize te shkelqyer te aktivitetit te Federates Panshqiptare Vatra.Ne kete analize kam pare se si nje zonje ,intelektuale,patriote,me guxim,kurajo,drejtesi,rjeshton faktet konkrete te shkeljeve kanunore (ligjeve),te Vatres,ne te gjitha aspektet e aktivitetit te pseudo vatraneve te ‘Rinj’te cilet po e perdorin Vatren per interesat e tyre personale,mafioze. Ju argumentoni,mjaft qarte se rruga e nisur nga Dritan Mishto(i zgjedhur me vota i-legjitime ne kuvendin para-ardhes).eshte rruge qe con drejt shkaterimit te Vatres,se si ai ka drejtue Vatren sipas orexit tij Grekofon,edhe ne kohen qe mandatin e kishte te perfunduar ,duke mos mbrojtur aspak idealet e Vatraneve,idealet e themeluesve te Vatres Noli,dhe Konices. Ky mafioz nen petkun “Gjenerate e Re”me metoda qe vetem demokratike nuk jane,ja ka ulur imazhin Vatres.Analiza juaj eshte shume e sakte,asnje presje nuk mund ti heqesh.Ju mbeshtes plotesisht,madje do ju beja thirje te gjithe vatraneve te vertete:nen shmbullin tuaj,me kurajo civile,te bashkohen per te shpetue Vatren nga kjo katastrofe.Themeluesit e vatres nuk do te na e falnin kete tradheti te idealeve te saj,e cila ka simbolizue; drejtesi,patriotizem,prosperioritet besnikeri ndaj kanunores,Vatra e vertete ngriti lart dinjitetin e shqiptareve te Shqiperise,Kosoves dhe gjithe trojeve ku jetojne shqiptare.Kemi pare tek Vatra c’eshte demokracia ne vendin me demokratik ne Amerike,na ka ndricue rrugen drejt se vertetes,jemi frymezue per permbysjen e komunizmit fame keq te diktatorit Enver Hoxha,Milloshevic e kompani.Me kujtohet kur ndigjonim “Zerin e Amerikes”fshehtas se ndiqeshim nga sigurimi fame keq Hoxhian.Vatra transmetonte tek ne shprese per te ardhmen e femijve tane,ka qene nje mbeshtetje e madhe drejt fitores se demokracise,duke zbatue rigorozisht kanunoren,ka qene ikone e pa zevedueshme per ne.

Ku eshte Vatra sot?Mishtovicet,Dalipovicet dhe kompani e katandisen(ashtu sic na argumentoni dhe ju znj Majlinda)ne nje vegel per interesat e tyre te mbrapeshta.Pra do te thoshja analiza juaj duhet ti ngrej peshe Vatranet e ndershem kudo qe jane per ti kthyer fytyren e vertete Vatres,Jam qytetare amerikane qe ne vitin 1993,nje ender e pa pare per mue dhe familjen time. Komunistet me kishin bere gati transferimin tim nga Tirana(shatetzene ne muajin e tete),me derguan sanitare kur me derguan snitare kur vellaji im Muhamet Kosovrasti futet ne burg per agjitacion e propagande,dhe se im ate ishte qytetar amerikan,pra familje reksionare dhe e deklasuar,dhe nga denim kapital denohet 25 vjet burg. Muhameti hyri ne burg 32 vjec dhe doli 57 vjec nga burgu,e gjithe familja ime nisi kalvarin e persekurimit, Dy vellezerit Nijazi dhe Llokman Kosovrasti ,nga pedagog te njohur te matematikes ,degdisen ne fshtrat me te thella.E pra komunizmi na ka rendue shpatullat ne familje dhe ne jeten profesionale.Komunizmi,eshte diktature eshte persekutim.Demokracija me beri qytetare amerikane,afro 30 vjet perpara,po kaq vjet kam qe ndjek dhe kontribuoj ne aktivitetin e Vatres,qe kur e drejtonte Vatren i ndjeri Inxh Agim Karagjozi,i cili me ndershmeri dhe patriotizem ruajti misionin e Vatres. Po kete rruge ndoqi me ndershmeri dhe Dr. Bucaj ne krye te Vatres. Por jo, nuk mundet asgje ti bejne Vatres,shqiptaret kane djem kurajoze,patriot te vertete qe po punojne me nje perkushtim te jashte.zakonshem,per te kthyer ne identitet Vatren e Nolit dhe Konices.

Komisioni i 5 tetorit 2019 i perbere nga intelektuale me vlera ne Vater,po punojne per te bere Kuvendin e vertete te Vatres,konform kanunores se saj,i cili do te mbahet ne prill 2020.Pergezoj ndihmesen shume te cmuar to vatranit te ndershem nje nga miqte e kahershem te mi Z. S. Bytyci per ndihmesen e pakursyer te tij ndaj ketij Komisioni.

Do te doja te dija pak per ate Pseudo Kuvend te Michiganit:

1).-Ju pyes ju Z.Elmi Berisha i zgjedhur unanimisht nga ata delegate(qe vetem delegate nuk mund te jene),si kryetar i asaj Pseudo Vatre,dt 22 dhjetor 2019,moret pjese ne mbledhjen e Komisionit te 5 tetorit 2019,dhe jo vetem qe ishit dakort me ta,por dhe ngritet lart punen e tyre,Pak kohe me vone ju moret pjese ne ate Pseudo Kuvend,ku me kenaqesi pranuat oferten per tu zgjedhur unanimisht si kryetar i te adhtuquejtures VATER,Fill mbas zgjedhjes ne intervisten tek “Zeri Amerikes”deklaroni se do te perkrahni mendimet e shqiptareve te Tiranes dhe Prishtines.....atehere si lejoni ju te perjashtohet nje dege e tane e vatres ne Washington,me anetar te kahershem duke plotesue te gjitha detyrimet ndaj saj?pra nuk pranoni mendimin ndryshe?.Ne te njejten kohe lejoni qe ne gazeten Dielli ne gjuhen anglisht,jo shqip te shpallen te perjashtuar nga Vatra anetaret e komisionit te 5 tetorit,te cilet jane prej disa vitesh anetar te devotshem te Vatres,me detyrime dhe te drejta te plota?...Keni ju Z Elmi Berisha nje bosht ideologjik?ke te besojme?...si do ta drejtoni Vatren ju?????.

2)-.Dritan Mishto,qe kur u -bere kryetar i Vatres(ne rruge mafioze),e shkatrove Vatren,me arrogancen tende,me metodat e tua mafioze, me orientimin greko-fil,,,, mjaft me largohu vete se te ka dale boja.

3) Z. Zydi Karagjozi,ti mua me njeh shume mire,mos haro je djali i te respektuarit Agim Karagjozi,besnik i themeluesve te Vatres,drejtues dinjitos i saj per disa vite,nuk do te ta falte kete tradheti,madje do te thoja aq me teper e respektuara e ndjera Rozi nena yte,do te ishte shume e ashper me ty.

4) Dalip Ndreca,qenke mafioz i madhe ti,,nuk te paskam njohur,mos valle mendon se po punon ne gazeten fame keqe “Zeri i Popullit” ku ti i sherbeve vite me radhe diktatures se Enver Hoxhes? Mjaft,mjaft ma se vatranet e vertete nuk kan me ta fale.Ti ‘hedh gurin dhe fsheh doren’,po ben nje loje djallezore,largohu largohu Dalip.

Do ju beja nje thirje sh te sinqerte dhe miqesore miqve te mij te nderuar zoterijve;Agim Rexhaj Zef Bala,Ibrahim Kolari etj ,ndergjegjesohuni,Kuvendi i Michiganit eshte i jashte ligjshem(kete do ta vertetoj drejtesija Amerikane);bashkohuni me Komisionin e 5 Tetorit 2019,mos bini pre e Pseudo Vatraneve greko-fil,beni Kuvendin sipas kanunores me vatranet e vertete. te kahershem,anti-komunist,demokrat te vertete,i cili do te mbahet ne prill 2020 ne NY. Ju lumte anetareve te ketij komisioni qe me shume devotshmeri,perkushtim,patriotizem po shkojne drejt kthimit ne identitet te Federates Panshqiptare VATRA.

Duke ju pershendetur,ju uroj suksese.Dr.Hilmije Mara(Kosovrasti)..NY 1 Mars 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat