"Ai është i gjallë!" - Vizitë në Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz - Drenicë - Bota Sot
"Ai është i gjallë!" - Vizitë në Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz - Drenicë

Amerika

"Ai është i gjallë!" - Vizitë në Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz - Drenicë

Nga: B.S Më: 5 mars 2020 Në ora: 18:19
Foto

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, nga SHBA, vizitoi Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, ku është pritur nga pjestarë të familjes Jashari

PREKAZ- DRENICË : Këtë mes dimri dhe mes janari 2017- Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, gjatë vizitës se tij, në Kosovë, me rastin e përurimit të shtatores së Ambasadorit William Walker në Reçak, dhe shënimin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë të masakrës së Reçakut, ka vizituar edhe Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz, të Drenicës, ku është pritur nga pjesëtarët të familjes Jashari.

Fillimisht, zoti Haxhi Dauti, veprimtari i njohur i komunitetit, i cili e themeloi (1991) dhe udhëheqë për 26 vjet, Këshillin Shqiptaro Amerikan me bazë në Nju Xhersi, një organizat e vogël lobiste në SHBA, gjatë vizitës në këtë memorial, i shoqëruar edhe nga gazetari i RTSH, Ben Tafili, bëri homazhe në varrezat e 56 anëtarëve të familjes Jashari, duke u përulur me respekt përpara tyre.

Pranë varrit të tre martirëve  të kësaj familjeje,Shaban, Adem, Hamëz pandërprerë qëndroin roje nderi dy ushtarë me unifromë nga trupat e FSK-së, të cilët e nderojn komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt.

Pas homazheve dhe vizitës së varreve të Adem Jashari, Hamza Jasharit dhe 61 anëtarëve të tjerë të kësaj familje, zoti Dauti, i shoqëruar edhe nga Ambasadori Bekim Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe gazetari Ben Tafili, për së arfëmi, ka vizituar shtëpinë muze që u bombardua 72 orë,  dhe, është pritur me këtë rast, ngrohtësisht nga Mani Beqir Veliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat