Princ Leka në ditëlindjen e tij merr urime nga Amerika - Bota Sot
Princ Leka në ditëlindjen e tij merr urime nga Amerika

Amerika

Princ Leka në ditëlindjen e tij merr urime nga Amerika

Nga: Beqir Sina Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:23
Princ Leka
Në ndërkohë, organizata Rrënjët Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, me President zotin Marko Kepi , në telegramin e urimit të ditëlindjes së Princ Leka, shkruan sot  “Përshëndetje ! Gëzuar ditëlindjen për Lartësinë e Tij Mbretërore - Princ Leka! - me sinqeritet i urojm Princit Leka II  një jet të gjatë dhe të frytshëme, lumturi në familjen e tij dhe prosperitet!”
 
Siç dihet Princi Leka ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut , si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, që jetonte asaj kohe në Johansburg.
 
 Kalendari Mbretëror Botëror, sot kujtonë 26 Marsin , me Ditëlindjen e 71-të, të Princeshës së Kurorës Margarita e Rumanisë, e cila ka lindur më 26 Mars 1949. Ditëlindjen e 38-të, Crown Prince Leka II i Shqipërisë i lindur më 26 Mars 1982.  26 Marsin kur Hollanda festoi Ditëlindjen e 15-të, të konteshës, Emma Luana e Orange-Nassau, Jonkvrouwe van Amsberg e lindur më 26 Mars 2005. Më 26 Mars Luksemburgu  dhe Austria, kremtuan Ditëlindjen e 26-të, të Archduchess Gabriella së Austrisë, Princesësh Imperiale e Austrisë, Princess Royal së Hungarisë,
 
Grupe shqiptarësh në emingrim sidomos ata të emigruar, shumë përpara se të bjerë komunizimi, familje që kanë pasur dhe ruajtur lidhjet miqësore me familjen mbretërore shqiptare, shkuan katër vjet më parë më 9 Tetor 2016, në Tiranë, për t'u  bashkuar me të ftuarve të tjerë nga Kosova, diaspora, dhe shqiptarve të të gjitha  trojeve shqiptare, diaspora e vjetër në Europë, arbëreshët e Italisë dhe Zares Kroaci,,si  edhe shqiptarët nga Australia, të cilët shkuan për të marrë pjesë në dasmën mbretërore shqiptare - gëzimin e Princit Leka II dhe Elia Zaharia –
 
Mes dasmorëve të asaj Dasme Përrallore në Tiranë, katër vjet më parë dalloheshin mbretërori veteran i ndjeri Musli Mulosmani, së bashku me pjestarin e familjes Hysenaj – Sejdi Hysenaj, nga New York (SHBA) biznesmeni dhe flinatropisti i njohur Ekrem Bardha, Konsull Nderi I Shqipërisë në Michigan, veprimtari dhe ish botuesi i gazetës shqiptaro amerikane Illyria – zoti  Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj, Dr. Skënder Kodra, dhe Presidenti i Shoqatës Rrënjët Shqiptare Marko Kepi,nga New York, e shumë të tjerë, Shqiptar, nga  Philadephia, Florida, Arizona, Illinoi, Connecticut, dhe Kanadaja .
 
Crown Prince Leka II i Shqipërisë
 
      Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka II është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara arkivolit me trupin e NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve
 
Në vitin 2004 deri në vitin 2005 , Ai vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe Toga e LTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon"në Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.
 
 Dekoratat :
 
 Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
 The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.
 President Nderi Presidenti i Federates Shqiptare te Golfit.
 President i Shoqates “Mati”.
 President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
 Pratrone: "The International Comission and Association on Royalty and Nobility"
 Antari i Nderit te: SOS Orphans of Albania (SOS Avenir Orphelins d'Albanie - France)
 Antari i Nderit te: Albanian Olympic committee 2011.
LTM Princi Leka II është dekoruar me kordonin e madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro, i cili është një nga urdhrat kalorsiakë më prestigjozë të Europës.
 
 
Gjuhët: Shqip dhe Anglisht
 
Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar është bër në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai u zgjodh të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat