Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do të përdoren në Nju Jork

Amerika

Inxhinieri shqiptar projekton maskat që do të përdoren në Nju Jork

Më: 4 prill 2020 Në ora: 15:04
Agjah Libohova

Një histori filmash, në kohë koronavirusi, por pa dyshim edhe një motiv mburrje për shqiptarët që banojnë në Amerikë, dhe jo vetëm.

Një nga diskutimet më të mëdha  në shtetet e Bashkuara dhe në vendet e goditura rëndë nga pandemia e koronavirusit është mungesa e maskave, sidomos pas rekomandimeve të reja të OBSH-së mbi rrezikun e pacientëve asimptomatikë.

Këtu fillon historia e mjekes Bettina Fries, epidemiologe në Universitetin Stony Brooks në Nju Jork, e evidentuar nga një reportazh i televizionit amerikan ABC News.  Ajo u kujtua që komshiu i saj në Long Island ishte një inxhinier industrial i specializuar në elemente plastike.

Ai mund të projektonte disa maska të thjeshta, që të mbulonin jo vetëm gojën, por edhe sytë, pa penguar shikimin ose frymëmarrjen.  Inxhinieri pranoi sfidën dhe për pak ditë projekti mori formë dhe u realizua.

Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe që pas studimeve në Politeknikum dhe një karrierë të gjatë në Itali, prej shumë vitesh banon tashmë në Shtetet e Bashkuara.Projekti i pëlqeu aq shumë Danny Lax, pronarit të firmës ku Libohova punon, Clear Vu, që ndër të tjerat merret me ndriçimin me LED të metropolitanes së Nju Jorku, sa që ata kanë filluar të prodhojnë 200 të tilla në ditë, duke arritur në fund të muajit 100 mijë maskat në ditë. Nga këto, rreth 1 milion janë të porositura nga shteti i Nju Jorkut i drejtuar nga guvernatori Cuomo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat