Infermierja amerikane tregon se dorëzat nuk ofrojnë kurrfarë mbrojtje nga COVID-19, nëse nuk i pastrojmë vazhdimisht duart

Amerika

Infermierja amerikane tregon se dorëzat nuk ofrojnë kurrfarë mbrojtje nga COVID-19, nëse nuk i pastrojmë vazhdimisht duart

Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:41
Molly Lixey

Për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, shumë shtete kanë urdhëruar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, madje duke ua kufizuar lirinë e lëvizjes, raporton CNN.

Por, kjo nuk do të thotë se shumë prej tyre nuk do t’i ekspozohen rrezikut nëse higjienën nuk e mbajnë në nivel, e këtë gjë më së miri e ka dokumentuar ish-infermierja nga Michigan, Molly Lixey.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, Lixey ka thënë se i vjen mirë kur i sheh punonjësit nëpër markete dhe qytetarët duke mbajtur dorëza.

Por, sipas saj, një gjë e tillë nuk kryen punë asgjë nëse vazhdimisht nuk pastrohen duart, në të cilat qëndrojnë baktere të ndryshme dhe mund të bartin lehtë virusin.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë të cilën e ka postuar infermierja amerikane Lixey, me qëllim që të ngrit vetëdijen te qytetarët që të pastrojnë çdo herë duart sa herë që prekin diçka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat