Lamtumirë Rexhë Xhakli, një humbje për komunitetin dhe gjithë kombin shqiptar

Amerika

Lamtumirë Rexhë Xhakli, një humbje për komunitetin dhe gjithë kombin shqiptar

Nga: Ruben Avxhiu Më: 7 prill 2020 Në ora: 00:37
Rexhë Xhakli me bashkëshorten, Shpresa Xhakli

Rexhë Xhakli, një figurë e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan, që ka pasur një rol të shquar personal në lobimin historik për Kosovën, sidomos në dy dekadat e vështira e kyçe të fundit të shekullit, vdiq të shtunën në New York, në moshën 81-vjeçare.

Kontributi i tij në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane (AACL), e shumë organizata të tjera të komunitetit, si dhe për kauza humanitare bamirëse është i pallogaritshëm

Ai lë pas bashkëshorten e tij Shpresa Xhakli, fëmijët Fatbardhi, Adriana dhe Arbeni.

Po ribotojmë një pjesë kushtuar Rexh Xhaklit nga libri “Shqiptarët e Amerikës” i autorit Vehbi Bajrami. Teksti është fryt i ndoshta intervistës së parë që ka dhënë në jetën e tij Rexhë Xhakli, i cili ndonëse shumë aktiv në komunitet tregohej modest me median. Ishte një rast i rallë që pranoi intervistën për gazetën “Illyria”, në marsin e vitit 1993.  

Në pikëpamjet e tij të atëhershme për Kosovën të bën përshtypje largpamësia. Ai e dinte se nuk do të vinte liria pa u armatosur populli i Kosovës. Jo rastësisht, vite më vonë u bë mbështeës i pakursyer i UÇK-së dhe luftës së popullit shqiptar për liri. (Titulli eshte përshtatur për ta theksuar këtë.)

Pjesa që vijon nga “Shqiptarët e Amerikës” është jashtëzakonisht personale, me përshkrime të torturave dhe vuajtjeve të tij në rininë e tij në Kosovë, një kujtesë e kohëve që ndryshuan edhe në sajë të kontributit të tij bujar. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat