Fondi Vendlindja Thërret: Rexhë Xhakli – 150 mijë dollarë kesh për UÇK-në dhe luftës së popullit shqiptar për lirinë e Kosovës

Amerika

Fondi Vendlindja Thërret: Rexhë Xhakli – 150 mijë dollarë kesh për UÇK-në dhe luftës së popullit shqiptar për lirinë e Kosovës

Nga: Beqir Sina – Phoenix Arizona Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:13
Rexhë Xhakli

Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, u nda nga jeta në New York në moshën 81 vjeçare, të Shtunën më 4 Prill.

Ai lë pas bashkëshorten e tij Dr.Shpresa Xhakli, tre fëmijët Fatbardhi, Adriana dhe Arbeni.

Rexhë Xhakli, lindi në Fier, më 1939 (nga një familje nga Kosova, e cila si qindra familje të tjera nga Kosova në kohën e Mbretit Zog, erdhën dhe u vendosën në disa zona shtetrore të asaj kohe, si në Libofsh - Fier, Fiershegan - Lushnje dhe Qerret – Durrës, shënim: më 1930 Reforma agrare në Shqipëri ).

Image

Me të kthyer në Kosovë, ai shkoi në shkollën fillore, dhe e kreu në Ferizaj, ndërsa gjimnazin në Prishtinë. Kurse, në Zagreb, studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit.

Rexh Xhakli emigroi në SHBA, ku thuhet se që nga ditët e para u angazhua në lëvizjen për Kosovën dhe vise të tjera shqiptare.

Image

Si biznesmen i dalluar, Rexhë Xhakli njihet si një donator zemërgjerë për fondet e çështjes sonë kombëtare si dhe njëri ndër shqiptarët, që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës.

Media shqiptare, gazeta shqiptaro amerikane Illiria e kujtojë Rexhë Xhaklin, si një figurë e rëndësishme e komunitetit shqiptaro-amerikan, që ka pasur një rol të shquar personal në lobimin historik për Kosovën, sidomos në dy dekadat e vështira e kyçe të fundit të shekullit.

Ajo shkruajti se kontributi i tij në kuadër të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane (AACL), e shumë organizata të tjera të komunitetit, si dhe për kauza humanitare bamirëse është i pallogaritshëm.

Image

Ndëkaq, në pikëpamjet e tij të atëhershme për Kosovën të bën përshtypje largpamësia, dhe kontributi i tij - financiar . Ai e dinte se nuk do të vinte liria pa u armatosur populli i Kosovës, por kjo kërkonte një kontribut të madh financiar dhe lobues në SHBA.

Fakt, është se si e komentojnë sot ata që e njhën mirë Rexh Xhaklin, thonë se jo rastësisht, vite më vonë, prej ditëve të para (1995 -1999), ai u bë mbështeës i pakursyer i UÇK-së dhe luftës së popullit shqiptar për lirinë e Kosovës, dhe trojeve shqiptare, në Luginën e Preshevës e Maqedoni.

Baca Rexhë, gjithmonë do kujtohet veprimtar i shquar dhe kontributdhënës për çështjen shqiptare -Ngushëllime Shpresa, familjës Xhakli dhe miqëve të Bacës Rexhë. Lavdi për Bacën Rexhë Xhakli! Shkruajti mbasi e mori me shumë hidhërim vdekjen e Rexh Xhaklit, Ish-drejtori ekzekutiv i ‘Fondit Vendlindja Thërret’ për SHBA dhe Kanada, njëherësh iniciator dhe themelues i ‘Batalionit Atlantiku’, Shefki Mexhuani, nga New York.

Ai tha se Vdekja e Rexhe Xhaklit na hidhëroi të gjithë! Ishte Shqiptar e patriot i mirë!

Image

“Ne Fondi Vëndlindja Thërret e kujtojmë për kontributin e tij të madh për UCK-ën. Personalisht mua mi dorzoi 150.000.00 dollarë, dhe ku shkuam së bashku në Chase Bank ku ai i tërhoqi para të gatshme-cash” thotë në këtë ditë kujtimi, Mexhuani, duke u lutur që “Ja shpërbleft Atdheu, se po të vepronin dhe biznismenët e tjer si Rexha, Lirin e kishim ma të lehtë!”

Në fund ish-drejtori ekzekutiv i ‘Fondit Vendlindja Thërret’ për SHBA dhe Kanada, njëherësh iniciator dhe themelues i ‘Batalionit Atlantiku’, Shefki Mexhuani , thotë se ne veprimtarët e Fondit.Vëndlindja.Therret u shprehin ngushllimet më të sinqerta bashkëshortes Shpresa, familjës Xhakli dhe miqëve të Bacës Rexhë. Lavdi për Bacën Rexhë Xhakli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat