Miku i njohur i shqiptarve Scott Stringer - New York City Comptroller, nga koronavirusi humbet Nënën

Amerika

Miku i njohur i shqiptarve Scott Stringer - New York City Comptroller, nga koronavirusi humbet Nënën

Nga: Beqir SINA – Phoenix Az Më: 11 prill 2020 Në ora: 07:51
Scott Stringer
NEW YORK CITY : Ish-Presidenti i Manhattan Borough, Scott Stringer, i cili aktualisht shërben në si New York City Comptroller, një post i lart zyrtar në qytetin e Nju Jorkut, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se nëna e tij, Arlene Stringer – në moshën 86 vjece, u nda nga jeta.
New York City Comptroller, është një prej elitave të zyrtarve të qytetit me ndikim, në New York.
 
Për më tepër, ai është dhe shumë i afërt dhe mik meaktivistë të mirënjohur nga komuniteti shqiptar, dhe vecanerisht me zotin Esad Rizai, themelues i Shoqërisë Shqiptaro Amerikane, dhe mik i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, në SHBA.
 
Scott Stringer ka qenë një përkrahës i fuqishëm i komunitetit shqiptar dhe ka nderuar një numër shqiptarësh të suksesshëm në 99 dhe 100-vjetorin e ngjarjeve të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Pavaresise se Kosoves.
 
Ai shkruajti në rrjetin social FB dhe Twitter, se zemra e familjes dhe e tij është “thyer”.
 
“ Javën e kaluar nëna ime, Arlene Stringer-Cuevas ndërroi jetë në moshën 86 vjeç për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ajo ishte drita e familjes sonë, dhe kujtimi i saj do të jetë përgjithmonë një bekim për mua dhe të gjithë ata që preku ajo gjatë jetës së saj”.
 
Ajo ishte një gjyshe e dashur dhe e dhembshur për djemtë e mi dhe një grua e përkushtuar ndaj burrit të saj, Carlos. Ajo ishte një nënë e ve që rriti dy djem, dhe gruaja e parë që përfaqësoi Washington Heights në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut. Nëna ime më mësoi rëndësinë dhe vlerën e shërbimit publik në një moshë të re, dhe trashëgimia e saj do të jetojë gjatëgjithë jetës.
 
New York City Comptroller, po ashtu thotë se :“Kjo pandemi ka goditur në familjen tonë, ashtu si ka goditur keto dite kaq shumë familje të tjerë ne Nju Jork, dhe SHBA. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë mjekët, infermierët dhe profesionistët mjekësorë që janë kujdesur për Nënën tonë dhe, për të gjithë prinderit, femijet, apo me te dashurit e tyre. Ata po bëjnë gjithçka në profesionin e tyre për ta mbajtur qytetin tonë të shëndetshëm gjatë kësaj krize. Ata janë heronj, dhe ata përfaqësojnë më të mirët e New York. Të gjithë duhet te bejme ate qe mundemi për të shpëtuar jetë.
 
“Në këtë kohë të vështirë, të gjithë duhet të mbrojmë nënat, baballarët, gjyshërit, miqtë dhe të dashurit e njëri-tjetrit duke qëndruar në shtëpi, nëse mundeni. Kështu do ta kalojmë: së bashku.
 
Qëndroni të sigurt dhe faleminderit.
 
- Scott dhe e gjithë familja
Image
Scott Stringer dhe nena e tij
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat