Përvoja e Albtvusa, distancimi social nuk është distancim shpirtëror

Amerika

Përvoja e Albtvusa, distancimi social nuk është distancim shpirtëror

Nga: Rafael Floqi Më: 17 prill 2020 Në ora: 07:43
Rafael Floqi

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit është rritur shumë, po kështu edhe kërkesa e konsumatorit për lajme mbi pandeminë është rritur. 

Sipas një raporti të brendshëm nga Facebook-u, më shumë se gjysma e artikujve që konsumohen në atë platformë janë të lidhura me koronavirusin, dhe trafiku i drejtuar nga Facebook në faqet e lajmeve është rritur në më shumë se 50 përqind. Raporti nënvizon se një "rritje të paparë të përgjithshme të konsumit të artikujve të lajmeve në Facebook". Sitet e lajmeve po raportojnë rritje të trafikut te tyre qe është diku nga dy deri në katër herë më shumë se nivelet e tyre normale.

Megjithatë, ndërsa kërkesa rritet, mundësitë e mediave për të fituar para me produktin e tyre informacionin zvogëlohet. 

Për t'iu përgjigjur, le të fillojmë me reklamuesit. Shumë reklamues, veçanërisht në nivelin lokal, nuk janë më në gjendje të reklamojnë, bizneset e vogla janë mbyllur dhe tani s’kanë nevojë pse të reklamojnë  duke e bërë më të vështirë që të financojnë mediat me raportimin e tyre. Kjo situatë nënvizon faktin se prodhimi i lajmeve nuk ka qenë kurrë thjesht në funksion i kërkesës së shikuesve për lajme. 

Si rezultat, do të shohim më pak raportime të koronavirusit nga sa dëshirojnë konsumatorët. Kjo ilustron një nga mënyrat kryesore që media është historikisht e ndjeshme ndaj tregut. 

Ne besojmë se duhen ndihmuar shikuesit të qëndrojnë të informuar në lidhje me ndikimet e krizës së koronavirusit, sepse ne mendojmë se TV ynë ALBTVUSA është një formë e shërbimit publik esencial . Për këtë arsye, TV ynë po  bën është e mundur për t’i shërbyer komunitetit shqiptar, në këto kohë të vështira  dhe e gjithë mbulimi ynë për informacionet për koronavirus, dhe shërbime te tjera me gjithë sakrificat tona dhe të ekipit tonë të vogël, po bëhet pёr t’ju informuar ju që të qëndroni të shëndetshëm.

Siç thotë guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, "Nuk ka pasur kurrë një kohë më të rëndësishme për njujorkezët sesa të marrin informacion të saktë, në kohë reale dhe roli i mediave kurrë nuk ka qenë më thelbësor."

Në këtë kohë sfidash jetojmë edhe TV ynë ALBTVUSA , vepron e gjallon po në këto kondita ,nen drejtimin e z Gani Vila  po  përballohet me këtë sfidë edhe një kushtet e risku të madh. Dikush punon në studio, dikush filmon jashtë, unë punoj nga shtëpia teknologjia e lejon këtë, intervistat me Skype janë bërë motoja e ditës, për t’i sjellë jo vetëm këshillat e mjekëve shqiptarë, që i falënderojmë për bashkëpunimin , por edhe përvojat nga karantina e anëtarëve të komunitetit tonë.  Kushdo që ka një informacion për të ndarë, video a lajm për njoftuar të na kontaktojë.  Nga sa dimë gjer më  sot numri i të prekurve nga pandemia në komunitetin tone është mbi 45 dhe i të vdekurve që dihen mbi tre. 

Tani kur shpërthimi i Covid 19 ka prekur këdo anë e mbanë globit nga Roma në Barcelone në New York e këtu në Michigan, kur të gjithëve ne na është thënë të praktikojmë distancimin social për ta mbajtur pandeminë larg. Kjo ka prekur çdo gjë që ne bëjmë, që nga puna, shkolla dhe sesi e kremtuam edhe periudhën e kreshmëve dhe Pashkët e bekuara.

Në ketë kohë të nevojës për një mbështetje morale, falë dhe ndihmës të pakursyer të aktivistit të komunitetit JosefDedëvukaj, i cili e sponsorizoi, ne kemi transmetuar pa përjashtim të gjitha veprimtaritë fetare pa dallime, të Kishës katolike së Shën Palit, të festës të Sulltan Nevruzit të Teqesë së Baba Rexhepit, të Kishës Zoja Pajtore. etj. Kështu transmetuam çdo meshë të periudhës para Pashkëve, si dhe javën e madhe të Pashkëve, të Enjten e madhe, të Premten e Mirë, të Shtunën e Madhe dhe ditën e  adhurueshme të Ringjalljes të Jesu Krishtit ditën e Pashkëve drejt për drejt, në Comcast në TVALB dhe ShqipTV, duke marrë madje dhe orare shtesë në mesditë kundrejt pagesës së transmetimit në Comcast për transmetim të drejtpërdrejtë. 

Ne në fakt jemi një televizion laik, por në momentet më  të vështira njerëzit kanë nevojë edhe për fjalën e Zotit dhe ne ishim si të thuash kasneci i tij. Me njerëzit për njerëzit, me shqiptarët për shqiptarët një me shikuesit tanë kudo që na ndjekin.  Pasi distancimi social nuk është distancim shpirtëror.       

Nëpër shtetet e SHBA në të gjithë vendin, qeveritarët që po porosisin njerëzit të strehohen në shtëpi si pjesë e përgjigjes ndaj shpërthimit të koronavirusit, kjo ka bërë që gazetarët që punojnë në media në komunitetin shqiptar dhe në media të tjera ofrojnë shërbime thelbësore në një kohë të pasigurisë dhe rrezikut së jashtëzakonshëm.

Media alternative shumë prej të cilave kanë luajtur një rol jetësor në avancimin e ideve përparimtare në nivelin lokal, shtetëror dhe kombëtar, janë veçanërisht të kërcënuara në këtë moment. "Ne kemi kaluar orë të panumërta duke u përpjekur të kuptojmë një mënyrë përmes kësaj. Ne kemi parë çdo gjë krijuese që mund të bëjmë "Por në fund të fundit, ne nuk mund të gjejmë një mënyrë vetëm me mbështetjen e shikuesve. ALBTV varet financiarisht edhe reklamat nga njerëzit që mblidhen së bashku për koncerte, nga reklamat e ushqimoreve, pijeve, shërbimeve. Kur këto biznese janë mbyllur, edhe ne jemi sidoqoftë nw vështirësi ”. Vetëm një bashkëpunim aktiv me komunitetin do të lejojë t’ia dalim mbanë. 

Kur Marty Baron, redaktori i Washington Post,  flet për gazetarinë në këto kohë "që është në zemrën e demokracisë Amerikane dhe kjo është, tani, sa jetësore aq sa dhe shëndeti publik." Kur dhe Post dhe shumë botime të tjera kanë hasur mbi pengesat sepse, siç thotë Baron, "kriza shëndetësore është kaq urgjente dhe ka të ngjarë të mos kursejë askënd." Pra kur Washington Post është një publikim lokal dhe kombëtar me shumë burime. (Eshtë në pronësi të Jeff Bezos.) ka vështirësi , imagjino të gjitha mediat e tjera që si kanë ato burime, dhe kjo është një çështje serioze në këtë moment dhe për të ardhmen.

Humbja e mbulimit të lajmeve lokale në mediat amerikane dekadën e fundit në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara ka bërë që Komuniteti të mos njohë vetveten dhe i ka lënë shumë amerikanë me padurim të pa informuar. Ky kërcënim është kaq i vërtetë në këtë moment por ka potencial të bëhet aq më urgjent në javët në vazhdim, sa është koha për të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar që lajmet lokale të hapen në një kohë kur njerëzit kanë nevojë më  shumë për të gjitha informacionet lokale të sakta dhe në gjuhën e nënës.

Në TV  kemi folur për "Coronavirusin dhe jetën e njeriut", "Coronavirus dhe Sigurinë e Ushqimit" dhe "Reagimin e Qeverisë ndaj Coronavirus" “ Punën e personelit mjekësor”  si ka prekur pandemia jetën e bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen në SHBA . Kjo ka të bëjë me ndarjen e lajmeve dhe ideve, realizmit dhe për hapjen e shpresës, pikërisht ajo që na nevojitet tani. Sidomos në shtetet ku ka më  shumë shqiptarë të cilët janë prekur më  shumë në Michigan dhe në New York.

"Nëse ne po bëjmë gjithçka në rregull, do të gjykohemi nga historia, thotë drejtori ynë Gani Vila i cili i a dedikon ketë qëndrueshmëri edhe përvojës të vitit 1997 në Korçë Shqipëri,  por tani mes nesh ka një ndjenjë të përgjithshme që duhet të bëjmë gjithçka që mundet të bëjmë për bashkatdhetarët tanë, njësoj  si mjekët dhe infermierët e vijës së parë. Se sakrifica jonë është më  e vogël por më  pak e domosdoshme. 

"Kjo është kur media ka rëndësi, kjo është kur lajmet kanë rëndësi”, nga na tjetër njerëzit janë në shtëpi të etur për të mësuar më  shumë. Sipas informacioneve që kemi nga shikueshmëria nga Comcast dhe platformat TV over IP është shumëfishuar mbi 10 herë. 

Në të vërtetë, kjo është koha kur mediat janë thelbësore. Të ruajmë shëndetin t’u shërbejmë njerëzve.  

Me ju për ju është lajtmotivi ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat