Dijetarët dhe Kombi

Amerika

Dijetarët dhe Kombi

Nga: Skënder Karaçica Më: 17 prill 2020 Në ora: 20:18
Skënder Karaçica

Jani Vreto përmes librit mësimor,,Mirëvetia,,(mirësjellja),porosi për institucionet e Kosovës

Sami Frashëri,krijues letrar,erudit shkencor si dhe figura qendrore e gjithë lëvizjes kombëtare të Rilindjes.Nëse Aristoteli u quajt koka universale e botës antike,besojmë se edhe Sami Frashëri mund të quhet kokë universale e kulturës dhe e shkencës shqiptare(shih:Kumtesën shkencore të prof.dr.Remzi Nesimi,Simpoziumi Shkencor për Kongresin e Manastirit,Shkup,2003,faqe95-96)

Përmes alfabetit të sajuar të Sami Frashërit,në vitin 1879 u botuan në njëzet mijë kopje alfabetarja e njohur e bashkautorëve:Sami Frashëri,Jani Vreto,Pashko Vaso dhe Koti Hoxhi.Po në  këtë kohë u botuan veprat letrare të Naim Frashërit dhe tekstet mësimore e shkencore të Jani Vretos.

Për të hedhur dritë në udhën e madhe të dijetarëve të kombit,po përmendi librin mësimor ,,Mirëvetia,,(mirësjellja)të Jani Vretos që për kohën tonë,sikur është një porosi për institucionet e Kosovës,që, duhet të ndryshojnë qendrimin e përqarjeve (politike)dhe të nisën në udhën e ndritur me tiparët  (mirësjellja)që është pjesë e qytetërimit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat