Kush është ushtari i lirisë!

Amerika

Kush është ushtari i lirisë!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 prill 2020 Në ora: 12:41
Uk Lushi

Uk Lushi ish luftëtari i Batalionit Atlantiku - UÇK-ja e Amerikës - shkruan këto ditë në llogarinë e tij në rrjetin social Fb, se «Edhe 100 herë të më jepet mundësia të jetoj, secilën herë do ta veshja uniformën e UÇK-së dhe do të luftoja përsëri dhe përsëri për liri dhe edhe sikur secilën herë do të vdisja».

Shënimi i plotë :

Ushtari i lirisë kur e vendos të bëhet ushtar i lirisë jetën ja ofron dhe dedikon dashurisë dhe vetëm dashurisë. Ushtari i lirisë mëson të durojë dhimbjet  dhe fjalët më të rënda dhe megjithatë nuk idhnohet kurrë me njerëzit që i shkaktojnë dhimbje dhe flasin keq për të. Ushtari i lirisë fal çdo kënd përveç armikut në betejë.

Ushtari i lirisë nuk frikohet e as nuk ka zili kurrë, por i kupton njerëzit që frikësohen dhe kanë zili. Ushtari i lirisë nuk i frikohet as vdekjes. Ushtari i lirisë nuk është si ushtarët pushtues dhe, nëse ka luftuar me nder, del para 666 gjykatave njerëzore dhe hyjnore dhe para secilës dhe prej secilës prej tyre del fitimtar. Sepse luftimi i drejtë dhe ndershëm është drejtësia mbi çdo drejtësi.

Edhe 100 herë të më jepet mundësia të jetoj, secilën herë do ta veshja uniformën e UÇK-së dhe do të luftoja përsëri dhe përsëri për liri dhe edhe sikur secilën herë të vdisja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat