Pse nuk po flet populli?

Amerika

Pse nuk po flet populli?

Nga: Skënder Karaçica Më: 30 prill 2020 Në ora: 17:36
Skënder Karaçica

Në vlerat universale të demokracisë,pushteti i përgjigjet popullit,ndonëse nga vota e lirë e popullit e merrë verdiktin e besimit për të udhëhequr me shtetin !

Çfarë po ndodhë në Kosovë?Nuk shkon asnjë mandat të institucioneve (qeveria),që nuk nisin duart për të shembur godinën e shenjtë të saj...Nuk e kemi të qartë pse kaq shumë hasmëri(politike)të skajshme?

Krejt zhurma bëhet në referent (politike)nëpër veta(unë...ti...ajo....ne...ata...)dhe problemet në udhën e shtetndërtimit të Kosovës veçse po marrin tatëpjetën,po shkojnë përtej besimit të votës së lirë,që,sovrani e pati vënë në kutitë e zgjedhjeve në muajin tetor 2019.

Dhe,nuk vonoi shumë në ,,sofrën,,e koalicionit (VV-LDK)nisi loja e shtyerjes më bërryla ...!Tashti filluan të tregojnë,,muskujt,,se kush është këtu (bosi)i politikës në Prishtinën zyrtare!Shkuan punët ku shkuan dhe kemi mbërri këtu ku jemi...

Hiq mirë nuk është puna!

Edhe koalicioni i ,,ri,,në mes të (LDK-AAK-Nisma)është koalicion i zorit që e kam thënë në një shkrim më parë,kur e kur,u bë koalicioni (VV-LDK).A do të ketë udhën e gjatë ky koalicion...?Nuk besoj se do të ,,lodhën,,shpejt me problemet që do të dalin përpara pas pandemisë Covid-19 dhe dialogu Kosovë-Serbi!

Pse kaq shumë hasmëri politike?

Në udhën politike të kolovjazës dhe bulevardi në Prishtinë,besoj se ka ardhur koha që populli të flasë fjalën e Tij:Kush po luan më verdiktin e votës së lirë...?Nëse dikush është lodhur me trajtat e jetës politike dhe,siç thotë fjala e popullit,,Ju ka plakë vendi në politikë,,(sic!)do të ishte mirë që të lëshojë udhën të tjerëve...!

Pse nuk po flet populli?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat