Pasojat e coronavirusit, në SHBA humbin punën 30 milionë amerikanë

Amerika

Pasojat e coronavirusit, në SHBA humbin punën 30 milionë amerikanë

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:12
Foto Ilustrim

Në botë janë infektuar mbi 3.2 milionë njerëz më coronavirus, ku si pasojë e infeksionit kanë humbur jetën mbi 228 mijë tjerë.

Nga COVID-19 janë shëruar më shumë se një milion, kurse lakorja tregon numrin e personave të rinj të infektuar në Evropën Perëndimore që ka arritur pikun, por rritje ka edhe në Evropën Lindore, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Edhe 3.8 milionë njerëz tjerë kanë humbur punën, duke kërkuar kompensim për humbje të punës gjatë javës së kaluar në SHBA.

Muajve të kaluar, numri total i atyre që kanë kërkuar ndihmë nga shteti janë 30 milionë dhe ky numër është duke vazhduar të rritet.

Përqindja e papunësisë në SHBA është rrugës drejt arritjes së pikut, që nuk është parë nga koha e depresionit të madh në vitet e 30-ta.

Në anën tjetër, ekonomistët parashikojnë që përqindja e të papunëve gjatë prillit mund të arrijë deri në 20 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat