Nuk ka kriza të paparashikuara, por ka paparashikueshmëri njerëzore apo teknologjike ndaj tyre

Amerika

Nuk ka kriza të paparashikuara, por ka paparashikueshmëri njerëzore apo teknologjike ndaj tyre

Nga: Prof. As. Dr. Nijazi Halili Më: 3 maj 2020 Në ora: 12:48
Prof. As. Dr. Nijazi Halili

Tipi i krizave të paparashikuara përjashton mundësin krejtësisht elementin parandalues. Pra, në ketë tip krizash ndërhyrja bëhet vetëm mbasi ato shpërbejnë ose së paku kur shfaqin shenjat e dukshme të tyre.   Mirëpo, sistemi i paralajmërimit të hershëm dhe ndërhyrja parandaluese janë më rëndësi jashtëzakonisht të madhe sepse ulin rrezikshmërinë e krizës, intensitetin, pasojat e saj dhe shpejtojnë e lehtësojnë zgjidhjen.  

Në qarqet e eksperteve të krizave ekziston debati sipas të cilit “nuk ka kriza të paparashikuara, por ka paparashikueshmëri njerëzore  apo teknologjike ndaj tyre”.

Madje edhe në rastin e krizave apo katastrofave natyrore, shumë  ekspert mendojnë  se gjithsesi parashikimi në një farë mase dhe për një periudhë të caktuar kohe ekziston.

Pavarësisht këtyre debateve, ne kur klasifikojmë tipin  e paparashikuar të krizave do të kemi parasysh jo aq një papritshmëri absolute të tyre, sesa një mungesë përgatitje ose mungesë sistemi paralajmërues ndaj tyre. Në fund të fundit tipi i krizave të papritura vjen duke u limituar në përpjesëtim   të zhdrejtë me rritjen e kapaciteteve parashikuese, paralajmëruese njerëzore dhe teknologjike.

Në, rastin konkret kemi sëmundjen e pandemisë e cila ka përfshirë terë globin ku numri i vdekjeve ka  kaluara shufra të paparashikuara.

Po shpresojnë se së shpejti, ekspertet e kësaj fushe të bëjnë një zgjidhje për luftimin e kësaj pandemie e cila mbetet nder sfidat më shqetësuese të njerëzimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat