New York : "Çka ka Qëllue" me ushqimet organike mahnit klientët e tij

Amerika

New York : "Çka ka Qëllue" me ushqimet organike mahnit klientët e tij

Nga: B.S Më: 13 maj 2020 Në ora: 15:25

Restoranti i shqiptarit në qytetin e Bronxit – New York, megjithëse kohë e keqe për biznes, vazhdon të mahnisë me ushqimet e tij – frekuentuesiit e ushqimit që këtu në Amerikë, quhen ushqime organike, dhe janë më se të kërkuarat në luftën kundra coronavirusit COVID-19.

Lokali mjaft i njohur në të gjithë New Yorkun, me emrin tradicional ,"Çka ka Qëllue" i pronarit Ramiz Kukaj, i cili ka hyrë në hartën e restoranteve të famshme të qytetit të New Yorkut, qytet ky që ka edhe numërin më të madh të restoranteve në Amerikë, ishte për vitin 2019, simbas New York Times, në "Top 10" Restorantet më të reja të New York-ut, më të frekuentuara të vitit 2019.

Mjeshtri i fotografisë në New York, Ilir Rizaj, ka “pikasur” një fotografi nga “Ҫka ka Qëllu”, shoqëruar me një diçitur ku ai shkruan : "Darka është një mundësi e shkëlqyer artistike" - Frank Lloyd Wright. Ai thotë se “Ҫka ka Qëllu”, është restoranti ku ushqimi i shijshëm shqiptar plotëson dekor të këndshëm, e sjellë tek ne nga pronari krijues Ramiz Kukaj.

Aktualisht, në zbatimin korrekt të masave në New York City, “Ҫka ka Qëllu”, që është restoranti ku ushqimi i shijshëm shqiptar, është 100 përqid organik, shërben momentalisht vetëm me porosi “take out only” .

Resoranti i shqiptarit Ramiz Kukaj -“Çka Ka Qëllu”, gjendet në Belmont - Bronx NYC,(2321 Avenue Hughes (Avenue Crescent), Belmont, Bronx; 718-933-6194; ckakaqellu.com), është i renditur i shtati në mesin e Top 10 Restoranteve më të reja të New York-ut, të vitit 2019, simbas gazetës The New York Times.

Në vend të parë nga këto 10 restorante të reja të vitit 2019, është restoranti latin “Mercado Spanjë e Vogël”. Duke vazhduar më tej me : Restoranti modern kaiseki Odo, Rezdôra, Llama San, Hutong, Kawi, “Çka Ka Qëllu”, Haenyeo, Birria-Landia.

Pete Wells ,i gazetës më të madhe në botë The New York Times, për “Çka Ka Qëllu”, shkruan në numërin e sotëm :

Çka Ka Qellu

"Kur ato skutat tuaja të zakonshme fillojnë t’ju duken të gjitha njësoj, ka ardhur koha për një natë në “Çka Ka Qëllu”. Është vetëm pak hapa larg “Roberto’s” dhe një gjysëm blloku pallatesh, me lokale gatimi të “viçit Parm” të cilat radhiten përgjatë Arthur Avenue, në Bronx, mirëpo sapo hyn brenda gjendesh në një tavernë të vogël fshati, diku në Shqipëri apo në Kosovë. (Pronari dhe kryekuzhinieri i tij kanë që të dy familje në të dy anët e kufirit.) Ndoshta do t’ju ndjekin me sy kur të hyni dhe do të buzëqeshni. Përpijeni koleksionin e instrumenteve muzikore, veglave bujqësore, mullirëve të kafesë, dhe veshjeve tradicionale në mure. Nuhasni erë e bukës që piqe aty në furrë shumë afër derës. Kërkoni pak speca turshi dy apo tre salca që shkojnë me to, pas të cilave do t’ju duhet një çomlek me mish viçi apo mantia me mish furre, të zhytura në kos, e të shërbyera në tavë balte. Sigurisht që do të ketë salçiçe(suxhuk). Ëmbëlsirat i gatuajnë po aty, gjithashtu, si për shembull ‘sheqerparen’ me arra. Kafenë ta shërbejnë me xhezve bakri me bisht të gjatë. Ju mbase e njihni këtë si kafe turke, por kur jeni në “Çka Ka Qëllu”, kjo është kafe shqiptare."

Adresa: 2321 Hughes Avenue (Crescent Avenue), Belmont, the Bronx; 718-933-6194;ckakaqellu.com.

Fotografitë nga faqja në internet e restorantit.

Lista e kritikut Pete Wells, me përshkrimet për çdo restorant, mund të lexohet në “The New York Times”, këtu:

https://www.nytimes.com/2019/12/10/dining/best-restaurant-nyc-pete-wells.html

Ndërkohë, restoranti “Çka Ka Qëllu” është bërë mjaft i famshëm në qytet, madje jo vetëm te komuniteti shqiptar, por edhe te ai amerikan, dhe komuniteteve të tjera në New York City. Pronari i saj ideatori dhe “artitekti” i këtij resoranti, është i frymëzuar në vënjen e emerit të këtij restoranti nga një shprehje e vjetër e mikpritjes shqiptare , që të pret te dera me atë çka i qëllon në çdo kohë, pa u zënë si i thonë shqiptarët aspak “ngusht”.

“Çka Ka Qëllu” është e vendosur në Belmont, menjëherë pas tregut me pakicë në rrugën tregtare Arthur Avenu, dhe duket aq sa si edhe një ekspozitë muze, me një mur me koleksionin e instrumenteve më të vjetra muzikorë, shqiptar, mjeteve të punës më bazike të fermerve, shqiptar, deri te mullinj kafeje dhe veshjet antike, shqiptare, librat e autorve të mëdhenjë, të, të gjitha kohërva shqiptar, dhe që funksionon si restoranti i ditëve moderne në Bronx - NYC, ai është bërë tashmë, edhe si një ambasador i rrallë i një trashëgimie i kuzhinës shqiptare, kuluturës e traditës shqiptare në Amerikë.

Pamja e restorantit “Çka Ka Qëllu” mund të shikohet me njëherë sa po hy brenda - Ku të shfaqet para syve një “shtëpi” e madhe, tipike e një fshati mesjetar, të Kosovës, me menujen e saj me gatime të traditës, mure të veshura me sende të lashta dhe të jashtëzakonshme kombëtare, të përdorura ose të mbajtura nga familjet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, dhe trevat shqiptare, të varur me shumë estetik e kujdes në muret poshtë tavanit, që është me drurë të gëdhendur ose përpunuar mirë nga mjeshtrit shqiptar të punimeve me dru.

"Shumica e pjatave “Çka Ka Qëllu”, përmbajnë disa lloje mishi, përmbajnë vezë, miell dhe qumështore, të një menuje mjaft të pasur. Po ashtu: përzgjedhja janë qebapët, salcice(suxhuk) peskavica, dhe mishi i pjekur në skarë , që duket mjaft përfaqësues i gadishullit më të madh të Ballkanit. Në çdo tryezë, e keni të shoqëruar nga shporta me bukë të rrumbullakëta me bukë të ngrohtë shqiptare. Kofte të lyer me kajmak, mundësisht me kremra ballkanikë si ajvar me bazë piperin e kuq dhe taratorin tzatzikilike.

Por kënaqësitë e vërteta janë të përshtatshme për llojin e ushqimit - duke filluar me disa turshi, e speca me kos , qepujkë me shije të gjatë dhe byrekë të shijshëm - flije e Kosovës e të tjera, sa të duket vetja se je në një shtëpi të fshatit diku në Shqipëri ose Kosovë.

Embëlsirat pjeken aty, gjithasht edhe ato me sherbet e me arra, vezë, qumësht e gjalp.

Kafeja përgatitet nga enët(xhezvet) e bakrit. Atë kafen që ndonjeri prej jush e dini si kafe turke, për sa kohë që do e pini një kafe mbas buke në “Çka Ka Qëllu”, do ta quani atë Kafe Shqiptare e jo më kafe turke.
 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat