Dialogu Kosovë-Serbi, shqiptaro-amerikanët me letër i drejtohen Trumpit - Bota Sot
Dialogu Kosovë-Serbi, shqiptaro-amerikanët me letër i drejtohen Trumpit

Amerika

Dialogu Kosovë-Serbi, shqiptaro-amerikanët me letër i drejtohen Trumpit

Më: 15 maj 2020 Në ora: 00:02
Donald Trump

Koalicioni i Organizatave Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër Presidentit amerikan, Donald Trump, ku i kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me qasjen amerikane rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin që e ka siguruar Klan Kosova, ndër të tjera shkruan se sukseset e komunitetit ndërkombëtar që janë arritur për 20 vjet në Kosovë, “mund të njollosen shkaku i qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ndoshta nga Shtetet e Bashkuara – të gjitha në emrin tuaj”.

“Jemi duke ju shkruar për të shfaqur një shqetësim serioz ndaj politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në drejtim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Siç e dini edhe ju, liria dhe ndërtimi i shteteve në Ballkan ka qenë një angazhim i suksesshëm i Shteteve të Bashkuara me investim të konsiderueshëm nga ju, Bashkimi Evropian dhe NATO për 20 vitet e fundit. Sidoqoftë, këto të arritura mund të njollosen shkaku i qëllimeve afatshkurta të diplomacive si nga Kosova, Serbia dhe ndoshta nga Shtetet e Bashkuara – të gjitha në emrin tuaj”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat