Kur profesor Ukshin Hoti mbante ligjëratë në Normalën e Prishtinës

Amerika

Kur profesor Ukshin Hoti mbante ligjëratë në Normalën e Prishtinës

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 16 maj 2020 Në ora: 17:55
Ukshin Hoti

Me rastin e 21-vjetorit të humbjes së çdo gjurme të profesor Ukshin Hoti nga fallanga fashiste e Serbisë,në orët e kujtesës dhe në nderim të Tij,po shpaloj një pjesë e takimit tonë me Njeriun e njohes së filozofisë kombëtare të kombit shqiptar dhe të Kosovës.

Në vitet e brezit të normalistëve që prisnin të bëhen mësues të shkollës shqipe nëpër Kosovë,kishim dëgjuar dhe kishim lexuar disa nga publikimet e tij të folozofisë politike për çështjen shqiptare dhe të Kosovës(lexo:,,Rilindja,, dhe ,,Përparimi,,)botime të kohës nga dora e profesor Ukshin Hoti,kishim kurreshtjen që të takonim dhe të ftojmë për një ligjëratë për normalistët e Prishtinës.

Isha bashkë me bashkëvendasin tim Ragip Gjoshi dhe disa të tjerë që,një të premte në një nga rrugët e Prishtinës e takojmë profesor Ukshin Hoti dhe, si  të rinj ishim të gëzuar që u ndal me madhështinë e Tij prej intelektuali e profesori dhe na dëgjoi kërkesën tonë:

- Profesor Ukshin kemi dëshirë që kur të keni kohën e lirë të vini në Normalën e Prishtinës për të mbajtur një ligjëratë për aktualitetin (filozofia politike e kohes së tij)para normalistëve,mësuesve të ardhshëm të Kosovës...!

Erdhi profesor Ukshin Hoti dhe e mbajti ligjëratën e tij shkencore dhe politike dhe,si sot më kujtohet kur fliste për pozitën (kushtetuese)të Kosovës në kohën e ish-Jugosllavisë dhe që atëherë profesor Ukshin Hoti,përmendi nëpëmjet rreshtave si thuhet,që,shqiptarët dhe Kosova duhet të avancohet në barazinë kombëtare dhe të bëhet njësi e republikës si ato në nivel të vendit të Jugollavisë.Për këtë pati duartrokitje nga normalistët...!

Mirëpo,të nesërmën nga drejtoria e shkollës që,për fat të keq e udhëhiqte  një njeri i dorës së fortë dhe besnik i pushtetit të kohës,na thirri dhe na qortoi deri në fjalët më të rënda ,,Pse kjo ligjëtarë ,kush ju nxiti,pse profesor Ukshin Hoti,a e dini se për këto dhe sjellje të kësaj natyre,nuk mund të shihni diellin...!,,

Fjalët dhe qortimet mbetën në këndin e turpit,ndërsa filozia politike dhe kombëtare i profesor Ukshin Hoti u bën Dielli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat