New York City : Të largohet, Komisioneria Departamentit të Shëndetit të Qytetit të Nju Jorkut Oxiris Barbot

Amerika

New York City : Të largohet, Komisioneria Departamentit të Shëndetit të Qytetit të Nju Jorkut Oxiris Barbot

Nga: Beqir Sina Më: 18 maj 2020 Në ora: 18:21
New York City : Të largohet, Komisioneria Departamentit të Shëndetit të Qytetit të Nju Jorkut Oxiris Barbot

U.S Marine Marko Kepi - Kandidati i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut - bënë thirrje kryetarit të Bashkisë, deBlasio për largimin e Komisioneres të Departamentit të Shëndetit të Qytetit të Nju Jorkut Oxiris Barbot

(U.S Marine Marko Kepi - FIRE Barbot! FIRE BARBOT - PROTECT OUR COPS!)

Staten Island NYC : Kandidati i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut (rrethi i 64-të), Marko Kepi, dhe Marinësi i Shteteve të Bashkuara, i bën thirrje Kryetarit të Bashkisë të pushojë nga puna Komisioneren e Departamentit të Shëndetit të Qytetit të Nju Jorkut, mjeken pediatre Oxiris Barbot .

Për këtë të enjten, 14 maj 2020, kandidati për Asamblenë e NYS, Kepi, mësohet nga rrjetet sociale Fb e Tweetter, i ka bër thirrje kryetarit të Bashkisë së Qytetit New York, Bill deBlasio, që menjëherë të largojë nga detyra, Komisioneren e Departamentit të Shëndetit të NYC, mjeken Barbot, për atë që Kepi i ka renditur si dështimet e vazhdueshme të saj, sidomos në udhëheqjen e masave të kësaj pandemie, dhe, sidomos simbas tij bëhet fjalët, për dekleratat e saj nxitëse, kundrejt të gjithë atyre që kanë vënë jetën e tyre, në vijën e parë, pikërishtë atyre që shërbejnë në NYPD, dhe janë në rrezik, ditë e natë për të gjitha komunitetet në sigurinë e rendin.

Kepi ka ​​shkruar në statusin e tij në rrjetin social Facebook se : "Deklaratat Komisioneres Oxiris Barbot, kundër oficerëve tanë të NYPD, aty burrave dhe grave që çdo ditë vendosin jetën e tyre në linjën e parme të betjes me coronavirusin COVID-19, shërbimin për ruajtjen e rendit, dhe për të mbajtur të sigurt qytetin tonë, janë të papranueshme, dhe, një turp! shkruan ai, duke shtuar se : “Ajo ka dështuar në mbajtjen e sigurt të personelit Shendetësor, gjatë kësaj periudhe, dhe ka arritur të fyejë policët tanë të cilët janë heroit në këtë proces. Mbrojtja e atyre që na mbrojnë ne është një përparësi, jo vetem në këtë periudhë, por për çdo ditë. Ajo duhet të FIRED – Largohet, me kokën e ulur, dhe në turp”, thotë Kepi.

Media locale në rrjetin social po ashtu thotë se Marko Kepi, për shkarkimin e Komisioneres Oxiris Barbot, ka marr shkas dekleratat e saj kundër oficerëve të NYPD, dhe për këtë ai ka lëshuar një peticion në internet që ka shkuar çdo ditë duke tejkaluar qëllimin e tij, prej 100 nënshkrimesh dhe tani po shkon drejt një objektivi prej 1000 nënshkrimesh.

Sidoqoft thotë Kepi, në se ju dëshironi të bëheni pjesë e nënshkrimit të këtij peticioni shkoni në linkun e mëposhtëm :

https://www.ipetitions.com/petition/fire-nyc-health-commissioner-dr-oxiris-barbot?fbclid=IwAR2L6Dv-J0V65sClgF-PgzuVKrTbUMYkeVrjUxkWUBucgg5pOKxCpLFrgG4  

https://docs.google.com/document/d/1iJDfnVza6n0IbzI6JJ5nRRvq5N0wsXUbruNFZevBoac/edit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat