SHBA: Policia e Detroitit gjeti trupin e pa jetë të 24-vjeçarit Arsim Zendeli

Amerika

SHBA: Policia e Detroitit gjeti trupin e pa jetë të 24-vjeçarit Arsim Zendeli

Nga: B.S Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:15
Arsim Zendeli

Kështu të paktën kan shkruar mediat lokale duke thënë se trupi i  pa jet i 24-vjeçarit të zhdukur Arsim Zendeli u gjetë në lumin e Detroitit të Shtunën, tha policia, duke shtuar se trupi i tij u zbulua për herë të parë nga një peshkatar në zonën përreth lumit.

Sipas zyrtarëve, të policisë saktësohet se të Shtunën, 16 maj 2020, Departamenti i Policisë Grosse Ile u njoftua se është gjetir një trup në ujrat e lumit në Detroit pranë ishullit Celeron, ndërsa sot Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Wayne konfirmuan identitetin e trupit të pajetë i cili është 24-vjeçari Arsim Zendeli.

Arsim Zendeli ka humbur që nga 7 Prill. Ai u largua nga shtëpia e tij herët në mëngjes në automjetin e tij. Policia tha se automjeti u gjet disa orë më vonë me dëme të vogla në pjesën e përparme në parkingun e Edge Water në Grosse Ile.

Policia dhe anëtarët e familjes për 40 ditë thanë se kanë kontrolluar me helikopter, me patrulllime në ujë dhe kanë përdorur në kërkim dhe ekipe të polumbarve si dhe qentë nuhatës  K-9 por pa sukses, deri sa uji vet e nxorri mbi sipërfaqe trupin e pa jet të 24 vjeçarit Arsim Zendeli i cili është shqiptar nga Struga me banimvnë SHBA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat