SHBA: Dita Përkujtimore e Veteranëve

Amerika

SHBA: Dita Përkujtimore e Veteranëve

Nga: Beqir Sina - New York Më: 25 maj 2020 Në ora: 18:20
Veteranët

ARLINGTON - WASHINGTON D.C.: Sot është Dita Përkujtimore e Veteranëve. Në në mbarë Shtetet e Bashkuara, megjithse në kushte jo normale - Amerikanët po kujtojn bijtë e tyre, ata që luftuan dhe dhanë jetën, duke filluar që nga Revolucioni Amerikan i vitit 1776 dhe deri në konfliktet në Afganistan, Irak dhe në Lindjen e Mesme, dhe në Kosovë.

Mirëpo, nuk ka datë të shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mos gjendet edhe emrin e një shqiptari.

Në ndërkohë, që në këtë ditë , shqiptarët e Amerikës, së bashku me amerikanët, kujtojnë edhe veteranët shqiptaro- amerikanë që shërbyen në ushtrinë e SHBA, ose ranë herojë.

Në mesin e qindra mijërave heronjëve, që ranë dhe u flijuan për flamurin e Shteteve të Bashkuara, gjenden edhe emrave e tre heronjëve Shqiptaro Amerikan, prej Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore, dhe deri tre që tre të rinjë e rënë në luftën e ushtrisë amerikane për lirinë e Irakut.

Të gjithë këta veteran e heronjë,t do të kujtohen përjetësisht në Ditën Përkujtimore e Veteranëve, në nderim të atyre që dhanë jetën për Shtetet e Bashkuara, dhe luftuan për flamurin Amerikan.

Image

Mirëpo, ne shqiptarët në këtë ditë kemi edhe një qindra veteranë, të cilët gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, kanë veshur unifromat dhe kanë shërbyer në Uashtrinë e SHBA, për të nderuar të mbiquajturën “gjeneratë të madhërishme” që përfaqësojnë vitet e luftës dhe unitetin e kombit Amerikan.

Në Ditën Përkujtimore të Veteranëve, këta shqiptar kundrohen me një domethënie të veçantë:

Marinsi i parë nga Shqipëria u vra në Irak Ervin Dervishi. .

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes George W. Bush e dekoroi Heroin Amerikan Ervin Dervishi: me medaljet "Ylli i Trimerise" dhe "Zemer e Skuqur"

Gentian Marku ishte 21-vjeç:

Image

Gentian Marku nga Lezha, i vrarë nën rrobën amerikane dhe flamurin amerikan. Gentiani kishte lindur në vitin 1983 në Lezhë dhe në Shqipëri përfundoi vetëm shkollën 8-vjeçare.

Në betejat e egra që u zhvilluan në Falluxha, do të binte si një hero i vërtetë edhe marinsi shqiptar, i cili dikur kishte thënë se “të qenit marins më bën të ndihem krenar për të dyja vendet e mia, Shqipërinë dhe Amerikën”.

Marinsi Cpl. Nicholas O. Cherava 21 vjeç

Nicholas O. Cherava është nga Ontonagon, Michigan i cili ka shërbyer në Batalionin e Dytë, Regjimentin e Dytë Detar, Divizionin e Dytë Detar, Forcën Uahtarake Detare të Camp Lejeune, N.C .; U vra nga një mjet shpërthyes i improvizuar gjatë kryerjes së operacioneve luftarake kundër forcave armike pranë Karmah, Irak.

Sipas rrjetit elektronik Frosina - listohen për tu kujtuar edhe këta 14 ushtarakët shqiptarë kanë qenë pjesë e ushtrisë amerikane në të dy luftërat botërore.

Sotir Noke

Image

Sotir Noke, është ndoshta një nga ushtarakët e parë shqiptarë që është inkuadruar në ushtrinë amerikane. Ai ishte pjesë e kësaj ushtrie gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mori pjesë rregullisht në luftimet që bëri ushtria amerikane në Francë. 11 nga ushtarakët shqiptarë që kanë shërbyer në ushtrinë amerikanë qenë pjesë e saj gjatë konfliktit më të madh ushtarak në historinë e njerëzimit. Por në numrin e madh të ushtarëve amerikanë të rënë në luftë nuk mungojnë edhe shqiptarët.

Van Sotir Christo

Van Sotir Christo është përfaqësuesi më tipik i plejadës së emigrantëve shqiptarë që patën sukses në SHBA. Një shkrimtar për nga zanati, Christo, i ikur nga Korça që një vjeç, arriti të shërbejë në Luftën e Dytë Botërore me gradën “petty officer” në një aeroplanmbajtëse. Por grada më e lartë në karrierën e tij jo ushtarake ishte ajo e vitit 1990, kur senatori aktual dhe ish-kandidati për president John Kerri e propozoi për ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Por Christo nuk arriti të fitojë votat në Kongres kundrejt William Rajërson. Christo njihet si një nga figurat më interesante të botës intelektuale shqiptare në SHBA dhe një mik i afërt i Fan Nolit.

Jorgji Josifi

Jorgji Josifi, lindi në fshatin Vodicë të Kolonjës në vitin 1921. Në vitin 1938 ai emigron në SHBA, ku prej vitesh ishte vendosur edhe i ati. Jorgji Josifi u mobilizua në radhët e ushtrisë amerikane në vitin 1943, në moshën 22 vjeçare, ku pas një stërvitje disamujore në një nga bazat ushtarake amerikane, ai u fut në forcat ajrore amerikane. Ai mori pjesë si pilot në shumë aksione të forcave ajrore amerikane dhe u vra në vitin 1944 në Normandi të Francës gjatë një beteje ajrore.

Spiro Kosta

Shqiptaro-amerikani Spiro Kosta u bë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore menjëherë pas futjes së saj në luftë. Ai u rekrutua në forcat e këmbësorisë së ushtrisë amerikane dhe mori pjesë në shumë luftime duke marrë disa medalje për guximin që tregoi gjatë betejave.

Llambi Qiriazi

Llambi Qiriazi, i lindur në një fshat të Kolonjës, ai emigroi drejt SHBA-së në moshë fare të re. Në vitin 1943 ai u regjistrua në radhët e ushtrisë amerikane së bashku me disa të afërm të tij. Ai mori pjesë në shumë luftime të ushtrisë amerikane në Evropë ku mori edhe medalje nderi.

Llazar Papen

Llazar Papen kishte emigruar në SHBA që në moshën 12-vjeçare. I shkolluar në kolegjet ushtarake amerikane, ai mbante gradën kolonel. Llazar Papen ishte një nga shqiptarët që u bënë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mori pjesë në shumë beteja të përgjakshme të zhvilluara në Evropë.

Spiro Koço

Spiro Koço, ishte një nga shqiptarët e shumtë që u mobilizua në radhët e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte emigruar në SHBA që në moshë shumë të vogël. në vitin 1942 ai futet në rradhët e ushtrisë amerikane dhe mori pjesë në shumë luftime në disa fronte.

James Pashko

James Pashko kishte lindur në SHBA nga prindër shqiptarë, të cilët kishin emigruar në SHBA në vitet '20. ai u mobilizua në radhët e ushtrisë amerikane menjëherë pas futjes në luftë në vitin 1942. Ai kishte qenë pjesë e ushtrisë amerikane gjatë luftimeve të tyre me trupat gjermane në Gjermani.

George Pashko

George Pashko, ishte vëllai i vogël i James Pashkos. Pas mobilizimit të tij në ushtrinë amerikane, edhe ai u bë pjesë e këtij formacioni ushtarak. Edhe ai ishte pjesëmarrës në luftimet e ashpra që ushtria amerikane zhvilloi në Evropë.

Stevo Dhimitri

Stevo Dhimitri ishte një nga shqiptarët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore jo si pjesë e ushtrisë shqiptare, por si pjesë e ushtrisë së SHBA. I emigruar drejt SHBA në moshë fare të vogël, ai u bë pjesë e ushtrisë amerikane menjëherë pas sulmit të Pearl Harbour nga japonezët. Stevo Dhimitri mori pjesë luftimet më të ashpra që zhvilloi ushtria amerikane.

Pandeli Jovani

Pandeli Jovani, i lindur në Vodicë të Kolonjës, kishte emigruar në Amerikë në moshë të re. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u inkuadrua në radhët e ushtrisë amerikane dhe mori pjesë në shumë luftime të ashpra që forcat amerikane patën në ishujt e Paqësorit.

Sotir Noke

Sotir Noke, lindi në Dardhë të Korçës. Në vitin 1905 ai emigroi në SHBA dhe në vitin 1910 ai ishte studenti i dytë shqiptar që mbaroi kolegjin amerikan te "Amerikan Internacional College" në Springfield të Massechustes. Vetëm pak kohë më vonë ai u bë ndoshta shqiptari i parë që luftoi për ushtrinë amerikane, pasi në vitin 1914, gjatë Luftës I Botërore ai mobilizohet në formacionet ushtarake të këtij vendi. Pas përfundimit të luftës ai u kthye përsëri në Amerikë, ku hapi një nga shtypshkronjat më të mira në vend.

Paul Prifti

Paul Prifti, i lindur në SHBA nga një çift emigrantësh shqiptarë, u mobilizua si pjesë e marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mori pjesë në shumë luftime që zhvilloi luftanija e tij kryesisht në oqeanin Atlantik, duke u dalluar për guxim dhe trimëri. Kjo bëri që ai të dekorohej me medalje të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat