New York : Lola Gazivoda, zgjidhet në njerëzit e suksesshëm “2020 Rising Stars-40 Under 40”

Amerika

New York : Lola Gazivoda, zgjidhet në njerëzit e suksesshëm “2020 Rising Stars-40 Under 40”

Nga: Beqir SINA – New York Më: 1 qershor 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

WESTCHESTER NY : Këshilli i Biznesit i Distriktit Westchester – New York, ka zgjedhur 40 njerëzit më të suksesshëm, që kanë moshën 40-vjeçare, e në mesin e të cilëve ndodhet edhe emri i një e suksesshme shqiptare.

Bëhet fjalë për të suksesshëmen shqiptare Lola Gazivoda, Zëvendës Presidente dhe Lidere e grupit të manaxherëve, në Bankën M&T, e cila është zgjedhur ndër më të mirat nën moshën 40 vjeç në Distriktin Westchester – New York, për këtë vit.

Këshilli i Biznesit i Westchester, në njoftimin e tij, shkruan se është i lumtur të njoftojë të përzgjedhurit “2020 Rising Stars-40 Under 40”, të cilët janë një grup i larmishëm dhe shumë i talentuar, i njerëzve të suksesshem në këtë Distrikt, që përfaqëson një gamë mbresëlënëse profesionesh dhe fushash të ndryshme, duke përfshirë në këtë situatë edhe shumë heronj të pandemisë COVID-19, përkatësisht nga ata që kanë qenë në vijën e pare, të frontit duke ndihmuar të gjithë ata në nevojë.

Programi Rising Stars, thotë se është modeluar sipas programit kombëtar të njohjes së suksesit të biznesit "40 nën 40". Nderimet e Stars Rising u zgjidhen bazuar në arritjet profesionale, ose sipërmarrëse, përkatësinë profesionale dhe të biznesit, dhe atyre që demonstrojnë aftësi udhëheqëse.

Fituesit do të nderohen më 2 shtator në një vend dhe me një ceremony e cila në ditët në vazhdim pas hapjes do të shpallen.

Lola Gazivoda, aktualisht punon në Bankën M&T, është Zëvendës Presidente dhe Lidere e grupit të manaxherëve që zhvillojnë aktivitet bashkpunuese me klientë të bizneseve profesionale, të cilët marrin kredi prej kësaj banke, me shumën deri në 30 miljon dollarë.

Lola, thuhet e nisi punën në ktë bankë qysh në vitin 2013 dhe vazhdon të perfeksionojnë eksperiencën e saj në biznesin bankar. Para së të punonte në ktë bankë, ajo pati detyra me pozitë në Bankat amerikane: Chase, dhe Capital one bank.

Lola lindi në Shkodër, u rritë në Tiranë, dhe erdhi në Amerikë në moshen 14 vjeçe, pa e dijtë gjuhën angleze, por me vullnet mbrenda nji kohe të shkurtë e mësoi tue realizue me shumë sukses shkollën e mesme ktu në Nju York.

Ajo u diplomua në "Pace University" në degën Financë. Pikërisht këtu ku ëndrra amerikane nuk ka kufi, këtu është dhe vendi ku talenti dhe exsperienca vlerësohet.

Lola, thotë se është krenare që është shqiptare. Ajo ndihmon vullnetarisht organizatat jopërfituese humanitare, siç janë : “ March of Dimes” dhe “ Grace Autreach” në Bronx, e cila ndihmon gratë me të ardhura të ulëta që ta vazhdojnë shkollën e lartë. Ajo është antare e bordit drejtues: “ Childcare Counsel, Westchester”, dhe po ashtu edhe kryetare e degës së Organizatës shqiptare “ Vatra” në Westchester NY.

Lola Gazivoda, jeton në Bedford NY, me bashkshortin John, dhe tre fëmijët e saj: Daniel 19 vjeçë, Nicoleta 16 vjeçe, dhe Julia; 5 vjeçe.

Këshilli i Biznesit i Westchester, shkruan për të përzgjedhurit “2020 Rising Stars-40 Under 40”, :

“Sasia dhe cilësia e kandidatëve të këtij viti është e krejtësisht e veçantë. Fituesit e këtij viti përfaqësojnë më të mirët dhe më të ndritshmit e Westchester County, në mesin e të cilëve ka dhe profesionistë të rinj që vijnë nga një seksion i jashtëzakonshëm i organizatave dhe industrive.”

Kryetari i “Rising Stars” Joseph McCoy, Menaxher i Rajonit, Huadhënies Tregtare, Banka e Bashkuar & SVP People, ka pohuar se: “Ne jemi të kënaqur të nderojmë një grup të tillë elitar, në Distriktin tonë Westchester – New York " .

Programi Rising Stars është modeluar pas programit kombëtar të njohjes së biznesit "40 nën 40". Nderimet e Stars Rising u zgjodhën bazuar në arritjet profesionale ose sipërmarrëse, përkatësinë profesionale ose të biznesit, dhe demonstruan aftësi udhëheqëse.

Këshilli i Biznesit i Westchester është organizata më e madhe dhe prestigjioze e fushës së biznesit të Qarkut që përfaqëson më shumë se 1.000 anëtarë, duke përfshirë korporata shumëkombëshe, spitale, universitete, pionierë bioteknikë, organizata jo fitimprurëse, sipërmarrës dhe kompani të të gjitha madhësive.

Si organizata më me ndikim e zhvillimit ekonomik dhe avokimit në Westchester, anëtarët e Këshillit të Biznesit të Westchester gëzojnë qasje të pashembullt për liderët më të mëdhenj të sotëm, mundësi të ndryshme për zhvillimin e biznesit dhe ligjvënësit në të gjitha nivelet e qeverisë.

Shkëmbimi i të dhënave BCW siguron hulumtimin më të fundit demografik për të ndihmuar në udhëheqjen e vendimeve të biznesit të zgjuar. Programi LEAP, një iniciativë e një lloji, u jep anëtarëve qasje të drejtpërdrejtë në përpjekjet e lobimit në rrethe shtetërore dhe kombëtare për çështje që prekin drejtpërdrejt bizneset e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat