“Në mbështetje të studentëve të Universitetit të Prishtinës” – “Rinia, është e ardhmja e vendit. Dhuroni për të ardhmen e Kosovës!”

Amerika

“Në mbështetje të studentëve të Universitetit të Prishtinës” – “Rinia, është e ardhmja e vendit. Dhuroni për të ardhmen e Kosovës!”

Nga: Beqir SINA – New York Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:50
Ilustrim
Fushata “Në mbështetje të studentëve të Universitetit të Prishtinës”, u mundësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë biznesmenit dhe filantropit Shqiptaro-Amerikan, Ramiz Kukaj, pronar i restaurantit të mirënjohur në Nju Jork ‘Çka ka Qëllu’, në Bronx – New York
 
PRISHTINE – NEW YORK : Në Ditën Botërorë të Dhurimit, duke e parë nevojën për të ndihmuar studentët e Universitetit të Prishtinës në ngritjen e tyre profesionale, VentureUP, së bashku me partnerë, është krijuar fushata “Mbështetja e Qendrës së Ndërrmarrësisë për Studentët e Universitetit të Prishtinës" (Detajet se si te mbështetni këtë fushatë i gjeni në postimin e VentureUP: ??
#SëPariStudentët #UnëJamUP)
 
Fushata “Në mbështetje të studentëve të Universitetit të Prishtinës”, e cila ka për qëllim ngritjen e fondeve që do të mundësojnë mbështetjen e studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët kanë synim fillimin e rrugëtimit të tyre në ndërmarrësi përmes Qendrës së Ndërmarrësisë dhe Inkubimit, VentureUp, u mundësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë biznesmenit dhe filantropit Shqiptaro-Amerikan, Ramiz Kukaj, pronar i restaurantit të mirënjohur në Nju Jork ‘Çka ka Qëllu’, në Bronx – New York.
 
Kukaj, i cili ka pranuar ftesën që t’i bashkohet kësaj iniciative, duke e ditur nevojën e madhe që studentë e këtij Universiteti, kanë për qasje ndaj mundësive dhe resurseve për të krijuar një të ardhme të suksesshme për veten dhe vendin, i ka thënë shtypit shqiptar, se:
 
“Vazhdimisht themi se rinia është e ardhmja e Kosovës, mirëpo shpesh-herë e shohim se rinia po vazhdon të ballafaqohet vet me sfidat dhe problemet, dhe rrallë herë marrin ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme drejt suksesit. Jemi me fat të kemi një rini kaq aktive, ambicioze dhe kapacitet të arrijë majat botërore, dhe tash e kemi mundësinë konkrete t’u japim një ndihmë të vogël, por që do të thotë shumë për ta, për ndërmarrjet që do të krijojnë dhe pashmangshmërisht në zhvillim të vendit”.
 
Ndërkohë, portali shqiptar – zviceran “Albi-info”, i cili publikojë pari lajmin thotë se Venture Up, është Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inkubatori i Universitetit të Prishtinës.
 
Kjo qendër ofron mbështetje për ndërmarrës, mentorim dhe trajnim për studentët të cilët dëshirojnë të transformojnë idetë e tyre në biznese reale, dhe organizata të vet-qëndrueshme.
 
Me fondet e ngritura, VentureUp synon të inkuboj 17 ndërmarrje të reja ‘startup’, me 51 ndërmarrës të rinj, të ofrojë trajnime online për 14 javë, të ofrojë 150 orë mentorim për studentët, si dhe 60 orë/muaj trajnime në Aftësi të Buta. Qëllim është që të aftësohen 4,800 të rinj deri në Shtator të 2020-së.
Ju mund të dhuroni duke klikuar në linkun: https://bit.ly/2zTl8Ua
 
Ndërkohë, duhet cekur se Universiteti publik i Prishtinës "Hasan Prishtina" është shtëpia e më shumë se 50,000 studentëve në të gjithë Kosovën, që ndjekin arsimin e lartë. Faqja e uebsajtit të UP thotë, megjithëse, UP është shtëpia e organizmit më të madh studentor në vend, për fat të keq, Universitetit publik i mungojnë burimet e nevojshme për të siguruar mundësi të rritjes për trupin e tij pedagogjitk e më gjerë atë studentor. VentureUp, thotë ky universitet është Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inkubacionit të Universitetit të Prishtinës, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë studentët e interesuar që dëshirojnë t'i shohin idetë e tyre të shndërruara në një biznes të qëndrueshëm dhe në jetën reale.
 
Prandaj, UP aktualisht po kërkojnë mbështetjen e të gjithëve për të dhuruar për studentët e Universitetit të Prishtinës.
Këtë vit, UP do të:
 
- Inkubon 17 ekipe fillestare me gjithsej 51 sipërmarrës të rinj;
- Siguroni trajnime në internet për 14 javë;
- Siguroni 150 orë mësimdhënie për studentët;- 60 orë / muaj Trajnim i aftësive të buta;
 
Universiteti publik i Prishtinës "Hasan Prishtina", shkruan se qëllimi ynë është të ofrojmë trajnime të përshtatura, mentorim, hapësirë bashkëpunuese, udhëzime dhe mbështetje për 4800 studentë deri në Shtator 2020.
 
Po ashtu ata sqarojnë dhe mënyrën e dhurimit : Rrjeti social Facebook, nuk e pranon dhurimin nga disa vende. Nëse vendi juaj nuk ka të drejtë, ju lutemi përdorni këtë lidhje për të dhuruar në linkun https://secure.everyaction.com/6ea1auMS-0WFUNB5pqvxug2
 
Të gjitha dhurimet nga SHBA, sqarohet se do të zbriten nga taksat 100%
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat