Shtatorja e Nënë Terezës tani zbukuron Kishën “Saint Anthanasius”, në Brooklyn, njerëzit luten pranë kësaj shtatore

Amerika

Shtatorja e Nënë Terezës tani zbukuron Kishën “Saint Anthanasius”, në Brooklyn, njerëzit luten pranë kësaj shtatore

Nga: Beqir SINA - Brooklyn NYC Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatorja e të Shejtes Nëna Tereze, këto ditë të vështira në qytetin e Brooklynit, tre muaj me Coronavirusin Covid 19, dhe protestat e dhunëshme me plaçkitje dhe vjedhjen e dëmtimin e pronave private, ka bër që besimtarët njujorkez të luten e ndezin qirinjë para Shejtores shqiptare Nëna Tereze në platonën e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn

 BROOKLYN NY : Shtatorja e të Shejtës Nëna Tereze u vendos dhe qendron aty katër vjet më parë në qytetin e Brooklynit me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores


Në platonë e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn, ku jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë, katër vjet më patë me një ceremoni madhështore, është përuruar shtatorja e të shenjtores e Shën Terezës së Kalkutës, të njohur ndryshe si Nënë Tereza.

Shtatorja u vendos me nismën e Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi dhe të senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponosrizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores.

Rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në Bronx, ajo peshon rreth 300 kg dhe në bazament ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rrethuar nga nja “kopësht” me lule te freskta.

Ceremoninë e udhëhoqi me shumë ekulencë dhe emocione të mëdha gazetarja Kozeta Turishta, ndërsa e prezantoi dhe e përshëndeti presidenti i Albanian Roots Marko Kepi.

Shtatoren e zbuluan ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë – Shkelqesia e Tij Bujar Nishani, Imam Tahir Kukaj, Pastor Athanas, senatori Mary Golden dhe Rabai i Brooklynit.

Senatori Golden ka nderuar gjithashtu Presidentin Nishani me një Proklamatë të Senatit të Shtetit. Ai i dorezoi Presidetit vendimin unanim të Senatit që shpalli 4 Shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut

Në përurimin e shtatores së Nënë Terezës para Kishës Anathasius ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Bruklinit , si dhe numri i madh shqiptarësh nga New Yorku. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë çast për t’u fotografuar pranë shtatores, dhe me Presidentin e Shqiperise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat