California: Shtëpia ultarmoderne prej qelqi ‘Glass Pavilion’ kushton 35 milion dollar - Bota Sot
California: Shtëpia ultarmoderne prej qelqi ‘Glass Pavilion’ kushton 35 milion dollar

Amerika

California: Shtëpia ultarmoderne prej qelqi ‘Glass Pavilion’ kushton 35 milion dollar

Nga: Beqir SINA, New York Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtëpia e quajtur "Pavijon Qelqi" - "'Glass Pavilion' e cila është futur në opusin e artitektit të njohur amerikan Steve Herman, është radhitur tani për tani në shtëpit më të shtrejta në botë, dhe shtëpi ultarmoderne

MONTECITO - KALIFORNIA: I njohur për planet e tij moderne, arkitekti Steve Hermann me bazë në Los Angelos, 10 vjet më parë përfundoi projektin ultramodern, edhe projektin e tij të fundit, të nisur në njërin prej qyteteve ku jetojnë më së shumti yjet të filmatografisë botërore, dhe pasanikët amerikan në Montecito, Kaliforinia.

Zoti Hermann e konsideroi këtë shtëpi, pra shtëpinë më të fundit të projektuar prej tij, duke e quajtur atë "Pavijon Qelqi" - "'Glass Pavilion'" në opusin e tij.

Kur ai filloi të ndërtoj shtëpi me porosi të yjeve të kinemasë, miliarder dhe multi milioner amerikan e të huaj në zonat për rreth Hollywood Hills-it, dhe Beverly Hills -it, dy vendet më të bukura dhe më të shtrejta në planet, z. Herman thotë se ai është zakonisht i kufizuar në idet e tija projektuese mbasi " një pjesë e porosive ishin të "llahtarshme" për t'u realizuar.

"Fantazia e porositve thoshte zoti Herman, u kalonte atyre të filmave të "jashtë planetit" filmave përrallor."

Shtëpia ultramoderne që u shit menjëher e quajtur "Pavijon Qelqi" - "'Glass Pavilion'", ka një sipërfaqe tre hektarë e gjysmë.

Sipërfaqe dhe vend i përshtatshëm që i dha artitektit të famëshëm Steve Herman një hapësirë që ai e quan të nevojshme për të krijuar një shtëpi të till kaq famoze e cila për herë të parë në botë është e ndërtuar nga jashtë "konstrukti" me muret 100 përqind prej qelqi të trashë me fije plastike dhe metalike.

Për ndërtimin e kësaj shtëpie u pati thënë gazetarve zoti Herman "Në Montecito kam pasur që nga ideja dhe deri në realizmin e plotë të saj - privaci të plotë," . Herman ka shtuar se "Kjo e ka lejuar atë që shtëpia e quajtur "Pavijon Qelqi" - "'Glass Pavilion'" të jetë një me natyrën për rreth saj edhe në brendësi të shtëpisë."

Shtëpia e famëshme "Pavijon Qelqi" - "Glass Pavilion'" sipas njësisë së matjes në SHBA-ës, ka një sipërfaqe 13.875 -këmbë, Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, që të pesëta me nga një gjysmë dhome me banja, një kuzhinë sa një sallon, një dhomë vere, e madhe edhe ajo dhe një sallon të cilin ai e ka quajtur galeri arti . Shtëpia fantastike ka dhe një garazh po të qelqtë cilësisë së mirë, për ndonjerin që do t'a blejë këtë shtëpi dhe është koleksionues për mbledhjen e makinave të vejtra dhe antike.

Artitekti i njohur i Hollivudit, z. Steven Hermann, i cili ka një pasion të "lindur" për veshjet në mes të shekullit modern, i ka projektuar edhe disa nga pajisjet e shtëpisë, duke përfshirë grupe në korridor me këto lloj karateristika të veshjes nga brenda shtëpisë sidomos mobiljet.

Z. Herman thotë meqense shtëpia kushton shumë ka të ngjarë që dikush t'a marrë me qira këtë shtëpi për pak kohë para se të hyjn në "pazar" për t'a blerë atë.

Shtëpia e quajtur "Pavijon Qelqi" - "'Glass Pavilion' e cila është futur në opusin e artitektit të njohur amerikan Steve Herman, është radhitur tani për tani në shtëpit më të shtrejta në botë .

Shtëpia kushton 35.000.000 dollar amerikan, dhe paisjet e saj me orendi janë të negociueshme. Shtëpia ishte vënë në shitje 10 vjet më parë nga zyra e shitjes dhe blerjes së pasurive nga kompania Sotheby's International Realty, e Suzanne Perkins.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat