Kandidati i Kuvendit të Shtetit të New York-ut, Marko Kepi, inaguroi Zyrën e Fushatës : “Kepi for Assemblyman”, në Ditën e Flamurit Amerikan

Amerika

Kandidati i Kuvendit të Shtetit të New York-ut, Marko Kepi, inaguroi Zyrën e Fushatës : “Kepi for Assemblyman”, në Ditën e Flamurit Amerikan

Nga: Beqir SINA - New York Më: 15 qershor 2020 Në ora: 06:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti Trump nderoi me çmimin "Çmimi i Shërbimit Vullnetar të Presidentit -The President’s Volunteer Service Award"- Marine Marko Kepin

Më 14 qershor 1777, Kongresi Kontinental zëvendësoi simbolet britanike të flamurit të Unionit të Madh me një dizajn të ri që paraqet 13 yje të bardhë në një "kornizë" në kënd të flamurit, në një fushë me 13 vija, blu të kuqe dhe të bardha - një për secilin shtet

STATEN ISLAND NY (E Diel, 14 Qershor 2020 - Photo credite Uk Gjonbalaj - Marko Kepi ) : Kandidati i Asamblesë Shtetërore të New York, dhe Marine Marko Kepi (kandidat Rrethi i 64-të SI) e hapi zyrën e tij të fushatës, duke i bërë thirrje Nju Jorkut, të hapet gjithashtu, nga ajo mbyllja njëqinditore e masave të Coronavirusit COVID-19. 

Megjithse, qyteti i Nju Jorkut, ende nuk i është kthyer normalitetit - simpatizantët, përkrahësit dhe mysafirët specialë si dhe disa nga drejtuesit e republikan në këtë qytet, morën pjesë, madje në disa raste duke thyer edhe rregullat e mbrojtjes, distancën dhe maskat për të treguar mbështetjen e tyre për Kepin.

Dita e Flamurit, E Diela 14 Qershor, 2020, shënoi edhe Hapjen e Madhe të Selisë së Fitores Kepi dhe Festimin e Ditës së Flamurit në sheshin qendror të qytetit në Bulevard Hylan, në Staten Island, New York, tha në një deklerat për mediat, zyra e shtypit e fushatës së Kepit .

Në dekleratën për shtyp thuhet se pjesmarrës ishin edhe disa nga udhëheqësit e tjerë republikanë dhe dignitaries, të cilë jo vetëm morën pjesë në këtë ceremoni, por ëdhe shprehen optimizimin e tyre dhe inkurajuan Kepin, përfshirë ish -Kongresmenin Michael Grimm,ish Senatori i Shtetit  Marty Golden, udhëheqësi Republikan i Qarkut 64të, Liam McCabe, e të tjer. 

Në mesin e pjesmarrëseve të shumtë shqiptar, ishte dhe Uk Gjonbalaj, një veprimtar i njohur i komunitetit - i cili i tha gazetës tonë se kjo ceremoni ishte e veçantë në këtë fushatë, mbasi ajo u zhvillua në kushtet e pandemisë.

Ai tha se si shkak i masave të mbrojtjes nga koronavirusi edhe numëri i pjesëmarrsve kësaj radhe, përkundrejt masave nuk ishte ai që ishte vitin e kaluar, pikërisht, kur zoti Kepi, hapi fushatën e tij për të kandiduar, në Staten Island, në një ceremoni si asnjë tjetër herë në historinë e këtij komuniteti. 

"Dhjetra simpatizantë, përkrahës, dhe mysafirët specialë si dhe disa nga drejtuesit e republikan, nga zona elektrorale ku kandidon Kepi, shumica me maskat mbrojtëse dhe në distancë me njëri tjetrin, ishin mjaft entusiast dhe optimist shumë se kandidati republikan Kepi, do të fitojë më 23 qershor, në votimet paraprake - brenda partisë Republikane, në Rrethin 64-të, për Staten Island dhe një pjesë të Brooklynit", tha Gjonbalaj. 

Ndërsa, duke hapur ceremoninë kandidati për anëtar në Kuvendin e Nju Jorkut, Marko Kepi, u shfaq i lumtur që shikonte kaq shumë njerëz, që si tha ai janë mbështetets që në hapjen e Zyrës së Fushatës, ndërsa po festojmë Ditën e Flamurit! 

Me këtë rast ai tregojë se është nderuar me çmimin më të lartë të shërbimit vullnetar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. 

"Presidenti Trump më nderoi me çmimin "Çmimi i Shërbimit Vullnetar të Presidentit -The President’s Volunteer Service Award", Jam i nderuar që i shërbej këtij vendi të madh dhe krenar! tha Marine Marko Kepi, kandidat për Asamblen e Shtetit të New Yorkut.

Kepi po ashtu tha: " Hapja e Madhe këtë të Dielë, e Zyrës së Fushatës, ditën që kombi ynë feston Ditën e Flamurit, për mua dhe shtabin tim elektoral, por edhe për ju mbështetësit e mi - është një ditë nga më të përshtatshmet për të vënë në pah dashurinë time, por edhe tuajën për këtë vend - Angazhimin tim për t'i shërbyer popullit të Staten Island dhe Brooklyn në Kuvendin e shtetit të New York-ut". 

Më tej duke folur për kandidimin e tij ai u shpreh : "Tani më shumë se kurrë në këto kohë dhimbjesh, vuajtjesh dhe ndarjesh, flamuri i madh i Shteteve të Bashkuara, është një simbol i patriotizmit dhe unitetit. Shpresoj se të gjithë do të bashkoheni me ne ndërsa hapim dyert e fushatës sonë dhe angazhohemi që të përballemi me betejat me plot krenari dhe përkushtim për të bërë më të mirën për qytetarët si përfaqësues i juaj në Asamblenë e New Yorkut. ".

Sot, amerikanët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, festuanë Ditën e Flamurit - 14 Qershorin, si çdo vit për të nderuar flamurin e Shteteve të Bashkuara dhe për të përkujtuar miratimin e simboleve të flamurit. Në të njëjtën ditë, Ushtria e Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen.

 Ngjarjet dhe ceremonitë që lidhen me festën në shume vende u anuluan për shkak të masave të marra për të luftuar pandeminë COVID-19.

Dita e Flamurit hyn brenda Javës së Flamurit Kombëtar, në një kohë kur amerikanët reflektojnë mbi themelet e lirisë së kombit. Flamuri i Shteteve të Bashkuara përfaqëson lirinë dhe ka qenë një simbol i qëndrueshëm i idealeve të vendit që nga ditët e para të tij. Gjatë kësaj jave, amerikanët kujtojnë gjithashtu besnikërinë e tyre ndaj kombit, riafirmojnë besimin e tyre në liri dhe drejtësi dhe respektojnë unitetin e kombit.

 Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara e nderojnë këtë ditë duke shfaqur flamurin Amerikan në shtëpi dhe ndërtesa publike. Mënyra të tjera popullore për të shënuar këtë festë përfshijnë: ceremonitë e ngritjes së flamurit; Shërbimet e Ditës së Flamurit; koncertet shkollore dhe konkurset e eseve për flamurin Amerikan; koncerte muzikore me muzikë vendase; paradat e rrugës; dhe çmime për njohje të veçantë.

 Ditës së Flamurit në mënyrë aktive në koordinimin e veprimtarive të përqendruara në këtë ngjarje dhe mbajtjen gjallë të traditave të flamurit, në një periudhë 21-ditore i paraprinë deri në Ditën e Pavarësisë - 4 Korrik, për të nderuar Amerikën, me hedhjen në qiell të fishekzjarrve për çdo mbrëmje, ndërkohë që njerëzit shpesh her mbajnë tubime dhe aktivitete publike për të festuar dhe nderuar kombin.

Më 14 qershor 1777, Kongresi Kontinental zëvendësoi simbolet britanike të flamurit të Unionit të Madh me një dizajn të ri që paraqet 13 yje të bardhë në një "kornizë" në kënd të flamurit, në një fushë me 13 vija, blu të kuqe dhe të bardha - një për secilin shtet.

Edhe pse nuk është e sigurt, ky flamur mund të jetë bërë nga rrobaqepësia e Philadelphia Betsy Ross, e cila ishte një krijues zyrtar i flamurit për Marinën e Pensilvania. 

Ps: Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e autorit

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat