SHBA: Duke shmangur një tragjedi Oficeri i Policisë, shpëton jetën babait, me djalin nga mbytja në det

Amerika

SHBA: Duke shmangur një tragjedi Oficeri i Policisë, shpëton jetën babait, me djalin nga mbytja në det

Nga: Beqir Sina Më: 19 qershor 2020 Në ora: 00:56
SHBA: Duke shmangur një tragjedi Oficeri i Policisë, shpëton jetën babait, me djalin nga mbytja në det

LONGBOAT KEY FL : Për fat të mirë, oficeri i policisë, jashtë shërbimit u ndodh në vendin e kohën e duhur për të shpëtuar jetën e një burri me djalin e tij 2 vjeç.

Ai është shqiptar, është oficeri i policisë Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan, i cili ndodhej me pushime në Longboat Key – Florida, ditën e ngjarjes.

Vila së bashku me gruan e tij, Gina, dhe me dy vajzat e tyre, mbasi shteti i tij, Michigani e kalojë fazën e parë të pandemisë COVID-19, dhe ai me kolegët ishte në linjën e parë të atyre që së bashku me mjekët ishin dhe heronjët e mbrojtjes ndaj koronavirusit, shkojë me pushime në gadishullin Longboat Key - Florida.

Simbas , medias locale, radios, televizionit dhe gazetave, të kantonit Town Longboat Key, ndërsa ai u vendos me familjen të pushonte në Silver Sands Beach Resort, ditën e ngjarjes, rreth orës 10:30 të mëngjesit të së martës ( 9 Mars), vendosi të shkonte për të notuar dhe rrezuar në rërën e Silver Sands Beach Resort.

Image

Pranë tij nga bregu një burrë i gjatë rreth 6 '2 ”, u nis në thellësi të ujarve të gjirit me djalin e tij, i cili është rreth dy vjeç.

Brenda disa minutash, një valë e fortë e "përpiu" atë dhe hodhi së bashku vogëlushin në thellësi, drejte në det të hapur.

Gazeta Longboat News, shkruan pas ngjarjes se Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por shpejt edhe ai vet nuk po ia dilite, mbasi dukej se po humbte edhe energjinë.

Për fat të mirë, oficeri i policisë jashtë shërbimit, qëlloi një shqiptar - Ermir Vila nga Shelby Township në Michigan, që si shqiptar në këto raste edhe pse “rrezikon” vet-veten, për të shpëtuar, një jet njeriu, nuk mundet të qendrosh, sa të vijnë polumbarët.

Simbas, Longboat News, ndërsa oficeri Vila e tërhoqi nga dallgët e mëdha babain e djalit, që mbante shtrënguar fëmijën, u nisë me notë duke e tërhequr ata drejt bregut, derisa edhe një vendas i quajtur Chris Walmsley nga Jacksonville, u hodh edhe ai në ndihmë, të të treve.

Walmsley së bashku me Jennifer Howell ishin ata që ndihmuan oficerin Vila të tërhiqte, babain e djalin deri sa dolën në breg.

Sapo i nxorrën në breg, Howell nisi CPR, ndërkohë që burri hapi sytë dhe kërkojë ndihmën e autoambulancës EMS, e cila transportoi atë në Qendrën Mjekësore Blake.

Shefi i Departamentit të Zjarrfiksve - Paul Dezzi, tha “nëse nuk do të ishte Ermir Vila, fëmija do të ishte mbytur, së bashku me Babain, tagjedia ishte e pashmangshme”.

Paul Dezzi, në emër të County Longboat Key, i dha oficerit Vila një “Medalje e Nderit” e cila iu dërgua Shefit të Policisë në Shelby për t'ia paraqitur Oficerit Ermir Vila.

Mirëpo, ajo çka u ka bër përshtypje të veçant, autoriteteve amerikane, qytetarve dhe gazetarve, ka qenë thjeshtësia e shqiptarit.

Ermir Vila, u tha gazetarve dhe autoriteteve vendore, se ai mbetet i përulur për të gjithë ngjarjen : “Nuk e ndjej se meritoi ndonjë vëmendje të veçantë, ngase si unë dhe çdo oficerë policie, apo qytetar nëse i jepet mundësia, përpiqen për të bër më të mirën, për të ndihmuar të tjerët në çdo rast”.

Për oficerin Vila, ai është jashtëzakonisht i lumtur që ai dhe viktima u bënë miq të mirë pasi së bashku ata vazhduan pushimet e tyre në Silver Sands. Vila thotë se ai nuk mund të presë që të kthehet përsëri në Longboat Key - Florida.

Ps: Ndalohet kopjimi ose përpunimi i shkrimit pa lejen e autorit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat