Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy shqiptarët e diplomuar në West Point në SHBA, u takuan me Ambasdoren Çitaku dhe veprimtarin Xhema

Amerika

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy shqiptarët e diplomuar në West Point në SHBA, u takuan me Ambasdoren Çitaku dhe veprimtarin Xhema

Nga: Beqir Sina Më: 20 qershor 2020 Në ora: 18:12
Foto nga vizita

NEW YORK : Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi në Facebook, e cila ishte e para që ka njoftuar se Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy shqiptarët u diplomuan javën e kaluar në Akademinë Ushtarake më prestigjioze “West Point” në SHBA, është takuar këto ditë me dy të diplomuarit nga Kosova, në New York.

Si është bër e ditur për herë të parë në akademinë ushtarake prestigjoze të West Pointit në Shtetet e Bashkuara, u diplomuan dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, të cilët janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidenti Trump mbajti fjalimin në ceremoninë e veçantë të diplomimit këtë vit që u zhvillua në kushtet e pandemisë.

Një ceremoni diplomimi si asnjë tjetër në historinë 218 -vjeçare të kësaj akademie, morën pjesë rreth 1100 kadetët e akademisë ushtarake West Point, të cilët marshuan krenarë në parkun e kampusit me maskat mbrojtëse që iu shtuan këtë herë uniformës tradicionale.

Mes tyre, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, ishin edhe dy kadetët e rinj nga Kosova të diplomuar në këtë akademi prestigjioze që gërsheton mësimin e doktrinave të taktikave ushtarake me edukimin akademik, dhe që nesër do t’I bashkëngjiten radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nëpërmjet një postimi, tregon për takimin e saj mbas diplomimit, të cilin ajo e ka quajtur “Një ditë e bukur në New York”.

Padyshim simbas saj ky ka qenë një nga momentet më emocionuese të Çitakut, e cila shprehet :”Gjatë këtyre viteve si Ambasadore e Kosovës në SHBA, një nga momentet më emocionuese për mua ka qenë diplomimi i Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut nga Akademia Ushtarake Amerikane, West Point”.

Ndërsa, ao ka komnetuar fotografinë e bër me Arelena dhe Yllin, tregon se ata kanë lindur mes zjarrit të luftës në Kosovë, në atë kohë, thotë Çitaku, që Xhim Xhema, shqiptari zemërmadh, po zhvillonte një betejë jo të lehtë në SHBA.

Baca Xhim si i thërrët ajo veprimtarit dhe filantropistit të madh, është boshti kurrizor i komunitetit tonë në SHBA. Ai ka ndryshuar mendjet dhe zemrat e udhëheqësve Amerikan në dobi të Kosovës, në një kohë kur emri ynë nuk mund të gjindej as në hartë, shruan Ambasadorja Çitaku në diçiturën e fotogarfisë, të cilën ajo e ka titulluar “Një ditë e bukur në New York” .

Kurse, duke shkruar për Xhim Xhemën, i njohur si një veprimtar i madh nga nga Lugina e Preshevës, ajo thotë se Baca Xhim, veç tjerash, është tepër modest. “Ai nuk pranon mirënjohje. Nuk don dekorata. Nuk ka agjendë të dytë, pos Kosovës.”

Xhim Xhema është i njohur në të gjithë komunitetin për thjeshtësinë e tij çka e ka pikasur me shumë vemendje në këto rreshta edhe vet Çitaku.

“Madje, baca Xhim nuk i don as fotografitë. Nuk shkon në ndeja e tubime.’ por dje, në drekën e pregaditur me shumë dashuri nga familja e Kryetarit të Vatrës, z. Elmi Berisha, ai erdhi plot vullnet dhe kënaqësi. Madje, bëmë edhe fotografi.” shkruan Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Për Ambasdoren Citaku, Kosova e Arelenës dhe Yllit, është Kosova, për të cilën kanë sakrifikuar gjenerata të tëra. “Kurse ata sot janë Kosova për të cilën u dha gjak, djersë e sakrificë. Me ta, dhe të rinjët si ta, ne e nderojmë bacën Xhim, dhe secilin që dha çdo gjë për Kosovën”.

Arelena Shala është e femër shqiptare që diplomohet në një akademi ushtarake në fushën e inteligjencës gjeo-hapësinore, simbas Zërit të Amerikës.

Rudina Dervishi, e Zërit të Amerikës, tha se ëndrra e saj për një karrierë në ushtri lindi nga lufta në Kosovë e cila ngjalli tek Arelena ndjenjën e përgjegjësisë për të mbrojtur vendin.

“Unë e kam pasur dëshirën për të qenë ushtarake që nga fëmijëria. Këtë dëshirë do t’ia atribuoja rrethanave në të cilat ka qenë Kosova gjatë dhe pas kohës së luftës. Ashtu si të gjithë kolegët e mi të gjeneratës sime që i kam pas në akademinë ushtarake të Kosovës, të gjithë jemi rritur në një ambient dhe frymë patriotike pas kohës së luftës që na ka shty drejt një ndjenje të shërbimit të vendit”.

Ylli Dalladaku thotë se përvoja e fituar në Uest Point i ka mësuar se dedikimi ndaj detyrës është faktori kryesor i suksesit për çdo ushtri. Ai mezi pret të kthehet dhe të shërbejë në FSK.

“Jam i lumtur që do të udhëheq fillimisht një togë prej 40 ushtarësh të FSK-së….Unë do të punoj dhe do të punoj jashtëzakonisht shumë që të udhëheq dhe inspiroj atë togë dhe të udhëheq me shembull duke i ofruar kompetencë, dedikim ndaj detyrës dhe disiplinë.”

I diplomuar për inxhinieri dhe aeronautikë, Ylli thotë se ishte pasioni i tij për xhudon, që e ka ndihmuar këto katër vite të kapërcejë ngarkesën e shkollës.

“Pasi ke patur një ditë të gjatë, mezi je zgjuar prej gjumit në pesë e gjysmë të mëngjesit dhe ke pasur trajnim në xhudo pasdite pas gjithë atyre takimeve, klasave gjatë gjithë ditës, ka qenë për mua jo një detyrë shtesë, por më ka ndihmuar me u përball me gjitha streset ditore të tjera”, tha në Ditari, Rudina Dervishi, e Zërit të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat