Batalioni Atlantiku reagon pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit

Amerika

Batalioni Atlantiku reagon pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Thaçit dhe Veselit

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:53
Batalioni Atlantiku

Veprimtarët e Fondit Vendlindja thërret për Amerikë dhe Kanada si dhe Organizatorët dhe themeluesit të Formacioneve Ushtarake të UÇK-së,  gjegjësisht dhe të Batalionit  Atlantiku kanë dal me deklaratë mbi Aktakuzën e Prokurorit të Gjykatës Speciale ndaj z.Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli ku thuhet :

Aktakuza e Prokurorit të Gjykatës Speciale të Hagës, për z. Hashim Thaqi President i Republikës së Kosovës, dhe z. Kadri Veseli ish kryetar i Kuvendit dhe kryetar  i PDK-së,  është vazhdimësi e padrejtësisë ndërkombëtare ndaj themelueseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta e lavdishme e UÇK-së,  ka qenë faqja më e ndritur e historisë së atdheut tonë, dhe normalisht përgjigjja e vetme kundër përpjekjeve gjenocidiale të Serbisë ndaj popullit shqiptar.

Rezistenca aktive e shqiptarëve ndër shekuj, bartë në vete sakrificat sublime të brezave të Kombit Shqiptar ndër shekuj për çlirim e liri kombëtare e cila kulmoj me UÇK-në.  Është vlera më e lartë Atdhetare dhe Kombëtare.

Shteti serb, vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se 12.000 shqiptarëve, për mijëra të zhdukur, qindra mijëra shtëpi e prona të shkatërruara dhe për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve.

Këto krime janë kryer drejtpërdrejtë nga shteti serb, shtet ky që ka dështuar tërësisht në tejkalimin e së kaluarës kriminale dhe paramilitarët e asaj kohe, sot, janë në krye të shtetit të Serbisë. Ashtu sikurse në krye të agjendës së tyre kanë politikat ndjekëse dhe goditëse ndaj themelueseve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat