Katër aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan mbajtën një takim për Zoom me ambasadorin Grenell

Amerika

Katër aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan mbajtën një takim për Zoom me ambasadorin Grenell

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 qershor 2020 Në ora: 06:39
Katër aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan mbajtën një takim për Zoom me ambasadorin Grenell

WASHINGTON DC: Një takim për Zoom u mbajt sot me Ambasadorin Grenell - nga Shtëpia e Bardh dhe katër anëtarët e komunitetit shqiptar amerikan, avokatin Martin Vulaj, z. Elmi Berisha, presidentin e Vatrës, Av. Ana Cenaj, që përfaqëson Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Dallasit, Tx, dhe Uk Lushi ish luftëtar i Batalionit "Atlantik".

Në këtë Zomm Ambasadori Grenell informoi pjesëmarrësit se ai ishte takuar me Presidentin Trump më herët këtë ditë dhe e njoftuan atë për anulimin e takimit të dialogut të planifikuar për nesër.

Sipas një burimi nga Uashingtoni i afërt nga ky Takim i Zoom, thuhet se Presidenti Trump autorizoi Ambasadorin Grenell që të vazhdoi  dialogun edhe një herë në një përpjekje për të parë nëse ai mund të rindezë procesin - përndryshe, ai ka të ngjarë të ri-caktohet në detyra të tjera në këtë Administrat.

Ambasadori Grenell gjatë takimit me shqiptaro-amerikanët gjithashtu u shpreh që ekziston një nevojë urgjente që Kosova të riorganizohet me delegacion dhe të shprehë qëllimin e tyre të qartë për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për rivazhdim të bisedimeve.

Gazeta jonë mësojë pas këtij Takimi për Zoom se në vijim do të ketë më shumë detaje.

Ps: Nuk lejohet kopjimi ose perdorimi i materialit pa marr lejen e autorit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat