27 Qershori përkujtimi i gjenocidit të Çamërisë

Amerika

27 Qershori përkujtimi i gjenocidit të Çamërisë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:27

Më 27 qershor, Bashkësia Shqiptare në SHBA organizonë disa aktivitete për të përkujtuar vitin e 75-të të dëbimit të çamëve nga atdheu i tyre. Por këtë vit për her të parë si shkak I situatës masave të marra kundër koronavirusit Covid-19, kjo datë shënohet vetëm virtualisht.

Dekadën e fundit veprimtarit kryesore janë mbajtur në qytetin e Nju Jorkut dhe në zonën e Tri-Shteshit, në bashkëpunim me Shoqata dhe Organizata të shumta Shqiptare Amerikane. 

Mbasi kjo ngjarje ka mundur nëpërmjet veprimtarive të komunitetit shqiptar të nxjerrë në pah mizoritë e kryera kundër popullit Çam, duke kërkuar të informojë amerikanët për gjendjen e vështirë të çamëve, dhe të kërkojë nga Greqia – shteti Grek të njoh të paktën  Çështjen e Çamërisë, simbas konventave ndërkombëtare, anëtare e të cilave është edhe vet Greqia si nënshkruese e Kartës së Helsinkit.

Për të përkujtuar këtë përvjetor jubilar të Çështjes së Çamërisë vitin e kaluar në metropolin e botës Nju Jork, u mbajt “Java Shqiptare 2019” e cila qe e konceptuar për të përkujtuar 75 vjetorin e gjenocidit grek të popullsisë Çame, dhe u shoqerua cdo ditë me aktivitetet ku tema e saj është Chameria – Genocidi Cham.

Për një javë në komunitetin shqiptar në zonën Tri-Shtetshit, kjo ngjarje pati një maratonë shtatë-ditore me aktivitete të cilat nisën në Staten Island me nxënsit e shkollave shqip, dhe shkollae të mesme,si dhe takime me udhëheqës të këtij komuniteti, dhe organizatat lobuese të komunitetit për Cështjen Chame.

Takime këto me figura të shquara të komunitetit dhe vizita të udhëheqësve të kësaj jave Marko Kepi dhe Marin Mema që kishte ardhur enkas nga Tirana bashkuar me organizatat dhe grupeve të shoqatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, institucionet tona fetare, dhe organizmin e auditoriumeve e paneleve, shoqëruar këto edhe me programe artistike e hapjen e eksopozitave.

Dhe, natyrisht që çdo gjë kurorëzohet ose do të konkludohet në fund të kësaj jave në komunitetin shqiptar në zonën Tri Shtetshit me atë Paradën Madhe Shqiptare  në qendër të qytetit Nju Jork – Manhattan, në bulevardin e famshëm “Amerika, ku Kemp parë të këndojnë e vallëzojnë e parakalojnë vetëm Kuq e Zi, shqiptarët e Amerikës për të shënuar me anë të veprimtarive  gjenocidin grek ndaj të popullsisë çame, e cila tashmë është bërë një teme kjo, e zgjedhur nga bashkësia shqiptare si temë e aktivitetit të Javës së Çamërisë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkauar të Amerikës.

Vitin e kaluar Mysafir i nderit nga Shqipëria në këtë Paradë madhështore ishte përzgjedhur “Grand Marshall of Parade” reporteri Marin Mema, gazetar i televizionit Top Channel nga Tirana dhe autori i disa cikleve dokumentare që kanë marrë vëmendje të madhe në botën shqiptare.

Aktivitetet e javës shqiptare në Nju Jork gjeti  vend edhe në televizionet në Shqipëri e Kosovë por edhe ato të komunitetit dhe gazetat e shqiptarëve të Amerikës nëpërmjet gazetarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu për të marrë pjesë në Javën Shqiptare 2019 nga Tirana kishte udhëtuar projektuesia e talentuar dhe kostumografia Edlira Sula, e cila kishte sjellë një numër të veshjeve kombëtare të Çamërisë të paraqitura në atë paradë për të festuar me madhështi 75 vjetorin e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.

Organizatorët e Paradës së Madhe Shqiptare si e ceka dhe më lart ishin udhëheqësit e organizatës rrënjët Shqiptare, të kryesuar nga z. Mark Kepi, Presidenti dhe Zëvendës / Presidenti, z. Nick Beqi me mbështetjen e madhe të një numri të madh të shoqatave, organizatave dhe aktivistëve të komunitetit.

Java Shqiptare në ditën e katërt vitin e kaluar u shënua me një aktivitet të organizuar vet prej grupit të studentëve të Klubit Shqiptar në Shën Francis në Brooklyn NY, ku e mbajtë edhe Auditorium një Akademi përkujtimore për 75 vjetorin e gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.

Grupi i madh i nxënësve me origjinë shqiptare nën udhëheqjen e Presidentit Kledi Roda dhe Fatime Dukova, organizuan atë auditor – akademi me studentët e atij kolegji, në të cilin morën pjesë edhe udhëheqësi e veprimtar të komunitetit (Burim Zhuta, Haxhi Dauti, Kalosh Sela, Dashnor Miftari, Belul Qoku, Farahudin Kukaj , Ahmet Velaj, Shuqo Bruce, artistët Andi Gjoni, Agelina Nika, Valbona Coba, Valbona Peraj, si dhe aktivistë të tjerë dhe mysafirë, anëtarë të familjeve Çamë dhe të mbijetuarit e genocidit Çam.

Përvjetori i  genocidit të Çamërisë në Kolegjin e Snt. Francis në Brooklyn, ishte ngjarja edhe për të takuar me reporterin nga Tirana gazetarin e TCH Marin Mema dhe të mbijetuarin e Gjenocidit Çam Sali Bollati dhe familjen e tij, dhe njohur me veshjet Çame të Edlira Sula me kostumet foklorike shqiptare nga Çamëria dhe ekspozitën me artin e bukur me punët e piktores Melita Çekani.

Ky auditorium u shoqërua Muzikën, Artin dhe Historinë, happen një ekspozite ditore e organizuar po nga Studentët Shqiptarë në Kolegjin e Shën Francis në nder të përvjetorit të 75-të të gjenocidit të Çamërisë.

Ndërsa me nji shfaqje live u preformua me këtë rast nga violincistja e njohur Gjilberta Lucaj dhe kengetari Frederic Ndoci së bashku me shumë artistë shqiptarë.

Presidenti i Klubit Shqiptar të Kolegjit St. Francis në Brooklyn- New York Kledi Roda tha për Bota sot:

Klubi i Shqiptarve ne St. Francis College esht nje nga deget e shumta te organizates te madhe Rrenjet Shqiptare ne NY. Ne jemi nje grupim me studente Shqiptar qe me ane te aktiviteteve te shumta jofitimprurese perfaqsojm kombin tone.

Aktivitetet tona perfshijne Cultural days (ku ne prezantojme shqiprin ne ane te ushqimeve, kengve apo edhe veshjeve tradicionale), panele me personalitete Shqiptare qe flasin per jeten e tyre apo nje tem specifike, dita e filmit Shqiptar, etj.

Vendosem qe kete event tja kushtonim camerise pasi eshte 75 vjetori i gjenocidit. Me kete rast po mundohemi te sensibilizojm te gjithe shqiptaret rreth ksaj ceshtje.

Auditoriumi i mbremshem ishte i shumllojshem dhe salla ishte e mbushur plot. Kishim prezent te gjitha moshat duke filluar nga femij ne student, prind dhe te moshuar. Te ftuarit ton special zoti Marin Mema dhe zoti Sali Bolladi krijuan nje interes shum te madh per audiencen shqiptare te vinin dhe te degjonin historit e tyre. 

Gjithashtu patem nderin dhe kenaqesin e madhe te degjonim live duke performuar artistet e medhenj Gjilberta Lucaj dhe Frederik Ndoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat