New Yorku, tre muaj epiqendra e SHBA, për koronavirusin Covid-19, dje me numrin e vdekjeve të virusit në 5

Amerika

New Yorku, tre muaj epiqendra e SHBA, për koronavirusin Covid-19, dje me numrin e vdekjeve të virusit në 5

Nga: Beqir SINA Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:54
New Yorku

Pesë njerëz vdiqën të Shtunën nga koronavirusi në shtetin e Nju Jorkut, numri më i ulët ditor i vdekjeve që shteti ka raportuar që nga 15 mars.

Gjitha e Shtuna duke u krahasuar me 13 vdekje një ditë më pare, po tregon se “diagrama” e numrit të infektuarve dhe viktimave të shkaktuara nga virusi vazhdon të bjeri në shtetin e New York-ut. Qytet ky i cili gjatë kulmit të pandemisë në prill, arriti gati 800 njerëz, që po vdisinin në ditë nga koronavirusi, njofton AP, raporton Bota sot.

“Me këto grafikë ne jemi në përfundim të masave," tha Gov. Andrew Cuomo në një intervistë për "Meet Press" të NBC-së.

Axhensia e lajmeve jo-fitimprurëse amerikane me seli në New York City, Associated Press, thotë se megjithatë, Nju Jorku, vazhdon të udhëheq listën në vdekjet e COVID-19, si shtet me gati 25,000, sipas zyrtarëve të shtetit, të cilët thonë se në këtë list nuk përfshihen njerëz, që me sa duket vdiqën nga sëmundje të tjera.

Ndërkohë, për tu theksuar si rezultat i testimeve, por njëhereshit dhe të kujdesit që po tregojnë mjekët, dhe vet njujorkezët, ka një rënie të madhe edhe në numërin e të infektuarve.

Vetëm dje më pak se 900 pacientë u shtruan në spital për COVID-19, nga një kulm prej mbi 18,000 të infektuar në një ditë në muajin prill.

Guvernatori i New Yorkut, zoti Cuomo, paralajmëroi që numrat mund të rriten përsëri nëse njujorkezët, lëshojnë pe me respektimin e masave, distancimin dhemaskat, “pra, nuk vazhdojnë të ndjekin çdo ditë kërkesat për distancim shoqëror dhe maskë”.

Ai i tha “Meet Press” se: "Tani kam frikë nga përhapja që vjen nga shtetet e tjera sepse ne jemi një shtet që vizitohemi më së shumti në botë, nga njerëzit që udhëtojnë,për në New York nga e gjithë bota, dhe Shtetet e Bashkuar" tha Cuomo, duke shtuar : "Kam frikë se niveli i infeksionit në shtetet e tjera do të kthehet në Nju Jork dhe do ta rrisë përsëri këtë normë."

Të konfirmuara infeksionet të përditshme në SHBA, janë të larta – vetëm të Premten numëri i të infektuarve kapi 40,000 njerëz të Premten, duke bërë që zyrtarët në Teksas dhe Florida të ndryshonin kursin dhe të mbyllnin baret përsëri në shtetet e tyre.

Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar, theksoi se "dritarja po mbyllet" që SHBA, të ndërmarrën veprime për të frenuar në mënyrë efektive koronavirusin.

Si shkak i përmisimit të gjendjes në qytetin e New Yorkut, dje për her të parë mbas afro 4 muaj, Kardinal Timothy Dolan të Dielën mbajti meshën e parë publike në Katedralen e Shën Patrikut që prej fillimit të pandemisë koronavirus, me besimtarët, duke ruajtur masat, tha kjo katedrale në ubsajtin e saj.

Ajo thotë se Katedralja ishte e dizifektuar, ndërkohë që numëri i besimtarve ishte e kufizuar në 25% të kapacitet dhe besimtarët i qëndruan udhëzimeve për distancimin shoqëror të vendosura nga zyrtarët e shtetit.

Dolan falënderoi kongregacionin për vendosmerinë e tyre për të mbrojtur çdo qytetar nga koronavirusi, dhe bëri shaka se do të merreshin më shumë se një duzinë koleksionesh për të “ri-marrë” të dielat e humbura, njofton Axhensia e lajmeve jo-fitimprurëse amerikane me seli në New York City, Associated Press, raporton Bota sot .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat