Universiteti elitar amerikan Princeton heq emrin e Woodrow Wilson, shkak racizmi

Amerika

Universiteti elitar amerikan Princeton heq emrin e Woodrow Wilson, shkak racizmi

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 12:10
Woodrow Wilson

Drejtuesit kryesorë të Universitetit të njohur Princeton vendosën t’i japin një emër të ri Institutit të Shkencave Politike të këtij universiteti. Presidenti Wilson është një figurë shumë e nderuar mes shqiptarëve për qëndrimin që ai pati në lindjen e shtetit shqiptar.

Universiteti elitar i Princeton mori vendim për t’i ndryshuar emrit Institutit të Shkencave Politike që mbante emërin e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson. “Racizmi i Wilsonit ka pasur pasoja të rëndësishme, madje matur edhe nga standardet e epokës së tij,” shkroi Presidenti i Universitetit, Christopher Eisgruber në një letër drejtuar punonjësve dhe studentëve të universitetit.

Princeton nuk e kishte nderuar Wilson, i cili ishte president i SHBA-së nga viti 1913 deri në vitin 1921, për racizmin e tij. “Sidoqoftë, ky është problemi. Princeton është pjesë e një Amerike që shpesh e ka nënvlerësuar, injoruar apo shfajësuar racizmin,” shkruan Eisgruber në letrën në fjalë. Kjo ka çuar në “lejimin e sistemeve që diskriminojnë zezakët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat