Emocionuese, vajzat takojnë babanë e tyre në ShBA, pas 6 muajve bllokimi në Kosovë

Amerika

Emocionuese, vajzat takojnë babanë e tyre në ShBA, pas 6 muajve bllokimi në Kosovë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:08
Pamje nga video

Një video-inçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin e ribashkimit të një babai me origjinë nga Kosova me dy vajzat e tij të vogla në Amerikë.

Babai kishte mbetur në Kosovë për gjashtë muaj si pasojë e pandemisë me Covid-19, ndërsa vajzat e tij në Miami të ShBA’së.

Pas hapjes së kufijve dhe kthimit të fluturimeve ai ka udhëtuar për në ShBA dhe është takuar me vajzat e tij.

Video tregon momentin emocional kur dy vajzat i hidhen në përqafim babait të tyre të cilin nuk e kishin parë 6 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat