244-vjetori i Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Amerika

244-vjetori i Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Beqir SINA - New York Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shteti simbol i botës, lirisë dhe demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun e vitit 1776, ditëlindjen e saj – 244 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

E gjithë SHBA-ja mbushet sot me flamuj amerikanë, dhe simbolet e saj – ndërkohë që miliona amerikanët kremtojnë në çdo mjedisë me ndjenjën e madhe të krenarisë, teksa shënohen plot 243 vjet nga Deklarata e Pavarësisë.

Më 4 korrik të vitit 1776, 56 përfaqësues të 13 kolonive britanike të Amerikës Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin një komb të ri. Do të duheshin edhe 6 vjet të tjerë luftë me Britaninë, në atë kohë fuqia më e madhe ushtarake e botës, para se të fitohej pavarësia e Amerikës.

Më 1782, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ende larg bashkimit. Ato ishin në fakt, një konfederatë e paqëndrueshme, me një qeveri qendrore të dobët. Kaosi ekonomik çoi në paqëndrueshmëri civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtë, Qeverisë kombëtare i mungonin forcat ushtarake për trajtimin e kërcënimeve të sigurisë. Amerikanët filluan të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve. Përgjigja ishte një kushtetutë e re, e cila u ratifikua në vitin 1789.

Për gjithë këto vjet, SHBA ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm dhe ka qënë model për demokracinë dhe liritë e njerëzve në botë.

4 Korriku 1776, Dita e Pavaresise se SHBA, ka një kuptim tjetër edhe për shqiptarët, 30 vjet më parë me ndihmën e SHBA, vendi ynë do të ecte drejt rrugës për liri dhe demokraci ndërsa më vonë Kosova do te ishte e lire dhe e Pavarur me shtetin e saj

 4 Korriku 1776 , është 244-vjetori i Ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose Ditëlindja e Amerikës! Kjo është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane, është ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por edhe e kombit shqiptar. 

Sot, më 4 Korrik 2020, u mbushën 244 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. 

Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte pergjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 korrik, si sot, 244 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të sejcilit komb. 

Trashëgimnia dhe porosia e tyre e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë. Për Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar. 

4 Korriku kumbon thellë në zemër tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, "We The People", "Ne Jemi Populli", për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara. 

 

Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre. 

Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre. 

Dhe, Miku më i Madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë. 

4 Korriku, Dita e pavarësisë amerikane, aq sa i përket kombit amerikan, po aq u përket sot edhe shqiptarëve, kombit shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siç feston, Pavarësinë e Shqipërisë, rrëzimin e komunizmit – demokracinë e Shqipërisë, çlirimin, lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, duke qenë si shqiptar mirnjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës. 

Presidenti i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova, ia kishte dedikuar gjithë këtë mrekulli amdmirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Regan, Bush - plakut, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë, dhe, presidentit George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inagurimit presidencial. 

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ka thënë: "Ne i duam amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim". Rugova, vijon se "pikërishtë, për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjel, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha". 

Ndërkohë, sot më 4 Korrik, kombi shqiptar dëshiron të tregojë me sinqeritetin e tij se shqiptarët, u janë mirënjohës miqve të tyre të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane. 

Dhe kjo është në traditën amerikane, me politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, të filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat e mendjet e shqiptarëve. 

Në Konferencën e Paqes, në Paris, në fund të Luftës së Parë Botërore, Presidenti Woodrow Wilson, flaku poshtë Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe u kërkoi përfaqësuesve të fuqive të mëdha, respektimin e pavarësisë së plotë të Shqipërisë.

Në vite u rrit e u farkëtua miqësia shqiptaro-amerikane. Me këtë rast shqiptarët nuk e harrojnë presidentin Bush (plakun), në prag të Krishtlindjeve, i cili vendosi "vijën e kuqe", vijë që sinjalizoi diktatorin Millosheviq, që kurrë Amerika s'do të lejonte një Bosnje të dytë, me shqiptarët. 

Edhe, presidenti Clinton, u qëndroi besnik fjalëve të paraardhësit të tij, ai u bë njeriu më i dashur dhe më i besuar për shqiptarët kur premtoi: "Amerika do të jetë me Kosovën"!

Amerika ishte me Kosovën në luftë, tani ajo është me Kosovën në paqe, me Kosovën deri në pavarësi. Amerika ishte garant i ngadhënjimit të luftës ndaj diktaturës së egër të Millosheviqit dhe tani ajo është garant që Kosova të ndërtojë në paqe shtetin demokratik të Kosovës, pavarsinë e saj 

Më 10 qershor 2007, Presidenti George W. Bush kishte paralajmëruar nga Tirana se Kosova do të jetë shtet i pavarur,.

“Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”, kishte deklaruar Bushi gjatë vizitës në Shqipëri, ku një vit pas Kosova shpalli pavarësinë, më 17 shkurt të vitit 2008.

Si asnjëherë më pare lidhjet dhe miqësia me Shtetet e Bashkauara të Amerikës, vazhdojë me Presidentin Barak Obama, dhe po vazhdon me Presidentin e 45të, Donald J. Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat