Fjalimi historik i Trump, dha thirrjen për kundërsulm ndaj Majtistëve & ‘Deep State’!

Amerika

Fjalimi historik i Trump, dha thirrjen për kundërsulm ndaj Majtistëve & ‘Deep State’!

Nga: Beqir Sina Më: 5 korrik 2020 Në ora: 06:00
Donald Trump

MOUNT RUSHMORE (SOUTH DAKOTA) 4 KORRIK, 2020 Në një fjalim historik në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dha mesazhin e kundërsulmit ndaj së majtës, ‘Deep State’, përpara afro 7500 mbështetësve.

Trump-i u tha mbështetësve të tij që do ta shkatërrojë përfundimisht ‘Deep State’-in dhe disa qendra ndërkombëtare që duan t’i heshtin zërat patriotikë në të gjithë botën perëndimore dhe “të rishkruajnë” historinë e Perëndimit të popujve.

Gjatë fjalimit të Presidentit fluturuan aeroplanë luftarakë dhe u hodhën fishekzjarre me rasitn e 4 korrikut.

Arsyeja që fjalimi u mbajt përpara një monumenti historik, ku mbi shkëmb janë gdhendur portretet e katër Presidentëve më të shquar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte simbolikën e saj të veçantë, që lidhet me thirrje për anarkokomunistët, për të mos dëmtuar më monumente dhe statuja nëpër Amerikë, si dhe për të mos shkatërruar memorjen historike shkruar nga heronj dhe njerëz të vyer, me kontribute për vendin dhe botën mbarë.

“Do e themi të vërtetën siç është, pa apologji: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të drejtat dhe më të veçantat mbi Tokë” – deklaroi Presidenti Trump.

“Duan të na bëjnë të heshtim. Por ne nuk do të heshtim kurrë!

Një prej armëve politike të së majtës është shantazhi dhe gjykimi, ky sulm që po i bëhet lirisë sonë duhet të ndalet dhe do të ndalet!

Në shkollat tona, në Media dhe në kompanitë ku punojmë është injektuar një fashizëm i majtë që kërkon nënshtrim të plotë prej gjithkujt, nëse nuk bindesh dhe nuk nënshtrohesh, përndiqesh dhe ndërshkohesh, por kjo nuk do të ndodh kurrë me ne.

Nuk shantazhohemi nga njerëz të këqinj. Nuk mund të shantazhohemi prej të ligut” – tha Presidenti Trump nën brohoritjet, duartrokitjet dhe entuziazmin e pamasë të mbështetësve të grumbulluar.

“Nuk do ta tradhëtojmë kurrë frymën dhe guximin, si dhe arsyen e 4 korrikut të vitit 1776. Qëndrojmë shtatlart, krenarë dhe i përulemi vetëm Perëndisë së plotfuqisëm, të cilit i besojnë. Këta jemi, këto besojmë” – shtoi ai.

Presidenti tha se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për krijimin e “Parkut Kombëtar të Heronjve”, një park ku do të ngrihen statuja të të gjithë heronjve dhe personaliteteve më të shquar të SHBA-së.

“Mos bëni gabim, kjo politikë e majtë revolucionare është planifikuar që të rrëzojë në thelb revolucionin e vërtetë amerikan. Duan t’i zhdukin dhe t’i poshtërojnë heronjtë dhe t’u bëjnë larje trush fëmijëve tanë.

Por populli amerikan është potent dhe krenar, ndaj dhe nuk do të lejojë që t’ja rrëmbejnë vendin dhe t’ja zhdukin vlerat!” – tha Presidenti në mbyllje të një fjalimi historik dhe me shumë mesazhe, në një ditë të veçantë për popullin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat