Shkolla buzë oqeanit

Amerika

Shkolla buzë oqeanit

Moza Boletini Nga Moza Boletini Më 19 korrik 2020 Në ora: 18:51
Mamaroneck

Buzë oqeanit në Mamaroneck, egziston një godinë e vogël që ka shërbyer si shkollë qysh nga viti 1816. Mundet që dikush edhe ta ketë parë. The "little schoolhouse" - shkolla e vogël ka vetëm një klasë, brenda saj ndodhen tryeza e mësuesit, tabela e zezë, bankat e nxënësave, soba e ngrohjes për dimër dhe flamuri amerikan. Ka funksionuar e tillë deri në vitin 1855, ku mësonin fëmijët e peshkatarëve e zonës përreth.

Kanë kaluar kohë qysh atëherë, por shkollën se ka trazuar askush. Nuk është prishur, shkatërruar, por ruhet si Muze, shpesh vizitohet nga turistë e kalimtarë të rastit. Për mirëmbajtjen dhe restaurimin e saj kujdeset Bordi i Edukimit në New York dhe "Shoqëria e Historianëve" në Mamaroneck. 

Pas saj ndodhet një bibliotekë e vogël, ku njerëzit dhurojnë libra, e sipas preferencave i lexojnë e i vendosin aty përsëri.

Në brigjet e Ishullit Harbor, afër shkollës ndodhet Porti, aty ankorohen jahtet private, shtrihet dhe një lëndinë e gjelbërt me pemë, verës fëmijët të shoqëruar nga prindërit luajnë baseball, ndërsa të moshuarit shëtisin, ulen e pushojnë.

Nganjëherë aty dëgjohen tingujt e ziles, çfarë tregon se ajo dikur ka qenë vatër e dijes e kulturës amerikane. Shpresojmë ti mbijetojë vandalizmit të kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat