28 Korrik : 98-vjetori i lidhjeve Diplomatike SHBA – Shqipëri

Amerika

28 Korrik : 98-vjetori i lidhjeve Diplomatike SHBA – Shqipëri

Nga: Beqir SINA, New York, Më: 21 korrik 2020 Në ora: 06:32
Arkiv

WASHINGTON D.C:  – Data, 28 korrik 2020 – shenon 98-vjetorin e njohjes se Shqiperise nga SHBA, dhe vendosjen e marrdhenieve diplomatike. Marrdhenie keto qe pas atij lulezimi , 22 vjecar, do te pesonin edhe "goditjen" me te rende, ne historine e ketyre marrdhenieve te shkelqyera, qysh ne ate kohe.

Image

Edhe, kjo erdhi me ardhjen e komunisteve pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e Enver Hoxhes, marrdheniet diplomatike, me Shtetet e Bashkuara, u nderpren, dhe pas nje nderprerjeje te gjate prej 45 vjetesh, si rezultat i vendosjes se rregjimit komunist ne Shqiperi, do te ishte ardhja e demokracise, ajo qe do te shenonte edhe me hapjen e ambasades amerikane ne Tirane me 1 tetor 1991, edhe ri-vendosjen e marrdhenieve, marrdhenie keto qe jan bere perseri te shkelqyera.

Ish-Sekretari i Shtetit, James Becker, do te ishte zyrtari i pare i nivelit te larte i SHBA, qe do te vizitonte Shqiperine, pas periudhes se gjate te izolimit dhe qe do te percillte mesazhin aq te enderruar prej shqiptareve “Miresevini ne boten e kombeve te lira”.

Qysh nga koha e rivendosjes se marredhenieve diplomatike te Shqiperise me SHBA, keto marredhenie kane perparuar dhe jane rritur, duke u konsideruar te shkelqyera.

Marredheniet midis vendeve tona, datojne ne fillimet e  shekullit te kaluar, ne kohen kur Mbreti i shqiptarve Zogu i Pare, dhe Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, te cilit Shqiperia i dedikon jo pak, por ekzistencen e saj. Nji xhest i rendesishem ky ne Konferencen e Paqes, ne Londer, i cili nuk u harrua kurre nga mijera amerikanet me origjine shqiptare, te cilet mbajten kontaktet me atdheun e tyre, pergjate gjithe ketyre viteve. 

Nuk mund te leme pa permendur kontributin e babait te Presidentit Bush, i cili udhehoqi rrezimin e Perdes se Hekurt dhe vendosjen e demokracise ne vendet ish-komuniste, nje prej te cilave ishte dhe Shqiperia, rolin e padiskutueshem te Presidentit Clinton, te zonjes se nderuar, Albright, qe çuan ne nderhyrjen ushtarake te NATO-s ne Kosove, dhe rrugen qe ndoqi administrata Obama, qe e kristalizuan me tej proven e miqesise se thelle shqiptaro-amerikane. Per here te pare ne historine mijeravjeçare te kombit tone, superfuqia e botes dhe vendet me te fuqishme europiane, anetare te NATO-s u radhiten perkrah popullit shqiptar ne dy anet e kufirit, duke e shpetuar ate nga nje kasaphane qe nuk njihte kufij.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.

Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan  Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.

Presidenti pasardhës i Wilson-it,  Warren Harding, emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor 1922.

Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë.

“Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri  Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij”, shkruan Smith në kujtimet për punën si ambasador në vendin tonë.

Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.

Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Mbretit Zog me familjen nga vendi.

Ambasadori amerikan në atë kohë në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut: një për vete, një për mbretëreshën Geraldinë dhe një për Lekën e sapolindur, të cilat u refuzuan nga ai.

Ambasada amerikane në Tiranë, u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 Shtator.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.

Rregjimi i  Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar, dhe, shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës.

Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rikthyen. 

William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit  James Baker, do të vizitonte Tiranën. Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin Skëndërbej duke i rezervuar atij një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve.

Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit  George W. Bush më 10 Qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri. Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane.

Javen e ardheshme, kur festohet 29 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve dipllomatike Shqipëri-SHBA, marrëdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet, por nga ana tjetër janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër kombit shqiptar në botë.

Diplomatet shqiptar në SHBA, pas rivendosjes së marrëdhënieve kan treguar që janë një sërë aryest për nivelin e tyre.

“Unë kam patur fatin dhe nderin që të shërbej si ambasadori i parë shqiptar në SHBA pas rivendosjes së marrëdhënieve dipllomatike. Janë marrëdhënie të bazuara në vlera të përbashkëta, në avancimin e demokracisë dhe histori”, ka thene ambasadori i pare qe prej rivendosjes se marrdhenive.

Ndihma në demokratizimin te Shqiperise, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës, i dedikohen më së shumti politikës amerikane dhe natyrisht marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Një politikë dhe një marrëdhënie që në 28 Korrik 2020 do te mbushi  98 vjet.

Mes Shqipërisë dhe SHBA në momentin dhe në rastin më të keq, ne kohen e Enver Hoxhes , shqiptarët i quanin amerikanët armiqtë numër një në botë, dhe në më të mirin, rrezimin e komunizmit, po ata shqiptar qe i quanin amerikanet armiqet numer nje ne bote, te Shqiptarve, ashtu si ua mesonte rregjimi komunist, jane cilësuar si populli më proamerikan në botë.

Dhe, per 30 vjet demokraci prej kur Shqiperia u hap, dhe rregjimi ra, ne SHBA kan ardhur me shume se 300 mije shqiptar.

Ne kuadrin e ketyre marredhenive duhet theksuar se ka qene qendrimi i vendosur dhe angazhimi i Presidentit Bush dhe gjithe administrates qe ai drejtoj qe zgjidhja e statusit te Kosoves te mos shtyhet pafundesisht dhe qe Kosova te fitoje pavaresine. Dhe kjo kulmoi ne viziten e pare te nje Presidenti Amerikan ne Shqiperi, kur nga Tirana Presidenti ne detyre George W. Bush deklaroje se Kosova do te jete e pavarur, dhe keshtu ndodhi me 17 Shkurt 2008, Kosova, shpalli pavaresine e saj nga Serbia, dhe ishin Shtetet e Bashkuara qe u rradhiten nder shtet e para qe e njohen pavaresine e Kosoves.

Marredheniet bilaterale te Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, konsiderohen te rendesise paresore per politiken e jashtme te Shqiperise. Vizita ne Shqiperi e Presidentit Bush, Presidentit te pare amerikan ne detyre qe vizitoi Shqiperine, vleresohet si nje ngjarje kulmore ne marredheniet mes dy vendeve, nje vleresim i mirenjohjes se kombit shqiptar per rolin e rendesishem qe SHBA, ka luajtur qe nga njohja e shtetit shqiptar e deri ne ditet e sotme, inkurajim per te vazhduar kursin e nisur te reformave, falenderim per kontributin e vendit tone ne luften kunder terrorizmit, mbeshtetje per perpjekjet tona per integrimin ne NATO, konfirmim i rolit te pazevendesueshem te SHBA-se ne zgjidhjen e statusit te Kosoves.

Prej nga dita e pare e ketyre lidhjeve, qe zene fill ne kohen e Mbreterise Shqiptare,Mbretit Zog I, e cila qe e para ajo qe gjeti mikun e saj te perjeteshem, e deri me sot, ishin ambasadoret amerikan ata qe e çuan deri ne zenit, lidhjen mes SHBA-së dhe Shqiperise. Ata ishin ; Ulysses Grant-Smith (Minister 1922-25) Charles C. Hart (Minister 1925-29) Herman Bernstein (Minister 1930-33) Post Wheeler (Minister 1933-34) Hugh Gladney Grant (Minister 1935-39) William Edwin Ryerson (Ambassador 1991-94) Joseph Edward Lake (Ambassador 1994-96) Marisa R. Lino (Ambassador 1996-99) Joseph Limprecht (Ambassador 1999-2002), James Jeffrey, Marcie Rice,John Wither, Alexander Arvizu, dhe ambasadorja aktuale qe eshte ne detyre Yuri Kim  .

Konsujt amerikan ne Vlore dhe Tirane:” Vlore: Joseph E. Haven (Consul 1919) Tirana: George C. Minor (Vice Consul 1927-29) Royal R. Jordan (Vice Consul 1929) Paul H. Demille (Vice Consul 1931-32) Erich W. A. Hoffmann (Vice Consul 1932-38) Robert L. Hunter (Vice Consul 1938) Morris N. Hughes (Consul 1938) “

Lista E Ambasadorëve Në Shqipëri

Yuri Kim

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit  

Alexander Arvizu, ka qene ambasadori më jetëgjatë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë

Alexander A. Arvizu   një dilplomat i  ShBA-ve  i cili  shërbeu si ambasador amerikan në  Shqipëri .

Arvizu lindi në bazën e ushtrisë amerikane në  Japoni. Babai i tij është me origjinë nga Dolores Hidalgo,  Meksikë dhe e ëma ishte nga  Kyoto, Japoni. Në vitin 1980 ai u diplomua në universitetin Georgetown. Ai ka studiuar gjuhë të ndryshme aziatike si  gjuhën japoneze,  koreane, thai dhe khmer.

 

Emri: John L. Withers II

Shteti i Rezidencës: Maryland
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 28 Korrik, 2007
Prezantimi i letrave kredenciale: 25 Gusht 2007
Përfundimi i Misionit: U largua 18 Gusht, 2010

 

Marcie B. Ries Emri: Marcie B. Ries

Shteti i Rezidencës: Distrikti i Kolumbia-s
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 18 Tetor, 2004
Prezantimi i letrave kredenciale: 30 Tetor, 2004

 

Emri: James F. Jeffrey

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 3 Tetor, 2002
Prezantimi i letrave kredenciale: 22 Tetor, 2002
Përfundimi i Misionit: U largua ne 2 Maj, 2004

 

Emri: Joseph Limprecht

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 7 Korrik, 1999
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Shtator, 1999
Përfundimi i Misionit: Ka vdekur në veri të Shqipërisë, 19 Maj, 2002

Emri: Marisa R. Lino

Shteti i Rezidencës: Oregon
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Korrik, 1996
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Shtator, 1996
Përfundimi i Misionit: U largua ne 20 Maj, 1999

Emri: Joseph E. Lake

Shteti i Rezidencës: Teksas
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 5 Korrik, 1994
Prezantimi i letrave kredenciale: 17 Tetor, 1994
Përfundimi i Misionit: U largua ne 15 Mars, 1996

Emri: William E. Ryerson

Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Dhjetor, 1991
Prezantimi i letrave kredenciale: 21 Dhjetor, 1991
Përfundimi i Misionit: U largua ne 13 Tetor, 1994

Shënim:

Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë në 15 Mars 1991. ambasada në Tiranë u hap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si I Ngarkuar me Punë ad interim.

Emri: Hugh G. Grant

Shteti i Rezidencës: Alabama
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 9 Gusht, 1935
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Nëntor, 1935
Përfundimi i Misionit: Forcat Italiane pushtuan Tiranën, 8 Prill, 1939
Shënim: Legata në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator, 1939;
Grant u largua më 27 Shtator, 1939.

Emri: Post Wheeler

Shteti i Rezidencës: Washington
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 26 Gusht, 1933
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Nëntor, 1933
Përfundimi i Misionit: U largua ne 1 Nëntor, 1934
Shënim: I autorizuar gjate një ndërpreje të punimeve të Senatit
I riautorizuar mbas konfirmimit më 15 Janar 1934

Emri: Herman Bernstein

Shteti i rezidencës: Nju Jork
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 17 Shkurt, 1930
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Prill, 1930
Përfundimi i Misionit: U largua më 24 Shtator, 1933

Emri: Charles C. Hart

Shteti i Rezidencës: Rrethi Kolumbia
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 27 Maj, 1925
Prezantimi i letrave kredenciale: 1 Gusht, 1925
Përfundimi i Misionit: Riakredituar kur Shqipëria u shpall një mbretëri;
Prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor, 1928;
La postin: 12 Dhjetor 1929
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërprerje të punimeve të Senatit; I riautorizuar mbas confirmimit më 17 Dhjetor, 1925

Emri: Ulysses Grant-Smith

Shteti i Rezidencës: Pensilvania
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Title: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 22 Shtator, 1922
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Dhjetor, 1922
Përfundimi i Misionit: U largua më 8 Shkurt 1925

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat