Zëri i viktimave - Samantha Sarelli

Amerika

Zëri i viktimave - Samantha Sarelli

Nga: Moza Boletini Më: 3 gusht 2020 Në ora: 07:02
Samantha Sarelli

Më datë 30 korrik, 2020 në platformën Zoom u mbajt, Forumi virtual me temë "Trafikimi i qënieve njerëzore", të cilin e drejtoi Miss Connecticut Teen USA 2020, Samatha Sarelli. U mbajt me rastin e "Ditës Botërore Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore" përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. Paneli u udhëhoq nga Znj. Sarelli dhe folëse kryesore ishin zonjat Rachel Garcia, Rebecca Bender dhe ish kongresmenia nga Meksika Rosi Orozco.

Morën pjesë përfaqësuese të medias, organizatave jo qeveritare në SHBA, që angazhohen për të drejtat e njeriut, grave, fëmijëve e kundër trafikimit njerëzor. Diskutuan edhe gra të mbijetuara nga trafikimi, studente dhe Miss Connecticut USA 2020 Chelsea Demby. Ish Kongresistja Orozco e ka ftuar Samantha Sarellin për të mbajtur leksion rreth kësaj kauze edhe në Meksikë. Pritet që ajo të udhëtojë për atje, sapo të qetësohet situata e pandemisë.

Samantha Sarelli është një e re 18 vjeçare shqiptaro - amerikane, fituese e Miss Connecticut Teen USA 2020. Në llogarinë saj në instagram ajo publikon video kundër ngacmimeve, për të ndërgjegjësuar shoqërinë në mbështetje të qënieve njerëzore të trafikuara.

Faqen në internet e ka emërtuar "Trafikimi i qënieve njerëzore, Viktima pa zëra". Samantha është aktiviste e flaktë kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe për përpjekjet e saj mori sot duartrokitje e vlerësime maksimale.

Duke qenë se trafikimi njerëzor është një problem i pazgjidhur, që prek vende të ndryshme të botës, Forumin virtual e ndoqën me vëmendje edhe disa anëtare të Organizatës "The Women's Organization "Hope & Peace" në SHBA, Rita Saliu, Suzana Matja, Flora Selfo, Dolora Bushati, Violeta Mirakaj, Kimete Haxhaj, Sanije Vojka, Marie Rexhaj, Janulla Rrapi, Fekrie Dulatahu Fusfos, Moza Boletini, etj. 

"Presidentja e Nderit" të kësaj organizate Zj. Rita Saliu, falenderoi zonjat paneliste, veçanerisht Znj. Samantha Sarelli dhe kërkoi që ky forum të vijojë më tej programin, pasi trafikimi njerëzor si krizë globale përbën shqetësim edhe në Shqipëri, Kosovë e trevat shqiptare nga kemi ne origjinën.   

Image

Miss Samantha Sarelli pasi të përfundojë studimet për drejtësi, ka dëshirë të themelojë një organizatë kundër trafikimit njerëzor në SHBA, Shqipëri dhe Kosovë. Ajo shkëlqeu në Forumin virtual, si familja e saj dhe ne femrat shqiptare në Amerikë ndihemi krenare për arritjet e saj.

Një paradite pata rast të takohem me Samanthën dhe të ëmën e saj Almën. Kaluam një ditë të këndshme së bashku. Megjithëse kohë epidemie, por sigurisht ruajtëm distancat, mbajtëm maskat në fytyrë e dorezat plastike në duar.

Alma është nga Shkodra. Kujtuam vitet e errëta të diktaturës, ku rregjimi komunist i kishte dënuar gjyshin Lek Mekshin me 12 vite burg politik për agjitacion e propagandë, ndërsa të atin arsimtar, si pasojë e persekucionit politik e kishin larguar nga arsimi. I ati i Almës, i ndjeri Gjin Mekshi ka dhënë një kontribut të shquar në Shqipëri për pajtimin e gjaqeve duke drejtuar Shoqatën "Nënë Tereza" dhe tani mbesa e tij Samantha vazhon me përkushtim rrugën e gjyshit për të drejtat e njeriut, kundër trafikimit njerëzor, në mbrojte të viktimave të heshtura, të terrorizuara duke u bërë Zëri i tyre.

Alma edhe pse nënë e katër fëmijëve, arriti të kryejë studimet e larta në Amerikë, këtë kërkesë ka për fëmijët e saj e rininë në tërësi, në këtë mënyrë thotë ajo, ata do të jenë të aftë tē përballojnë jetën e tyre, familjes e t'i vijnë në ndihmë komuniteteve të ndryshme.

Samantha është fëmija e parë në familjen Sarelli, ka dy vëllezër e një motër më të vogël, të cilët janë tepër të gëzuar që motra e tyre më e madhe fitoi Miss CT Teen USA 2020, e shpresojnë që në Konkursin e ardhshëm të Bukurisë të fitojë Kurorën e Miss Teen USA. Samantha është edhe dashamirëse e kafshëve, i do shumë ato.

Edhe ne si organizatë e gruas The Women's Organization "Hope & Peace" i urojmë anëtares tonë Samantha Sarelli suksese të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat